Në rend dite të seancës janë edhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, për komunikime elektronike dhe për plotësim të Ligjit për letërnjoftimin, të gjithë në lexim të parë.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 17-të.
Në seancë fjalim vjetor do të ketë presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.
Pas fjalimit të Ivanovit Kuvendi duhet të mbajë vazhdimin e seancës së 16-të me debatin për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim.
Në rend dite të seancës janë edhe propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, për komunikime elektronike dhe për plotësim të Ligjit për letërnjoftimin, të gjithë në lexim të parë.
Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë në vitin 2012 në lexim të parë, i parashtruar nga deputetë të opozitës.
Pjesë e rendit të ditë janë edhe më shumë propozime me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për verën, propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për arsim fillor, të mesëm, për nëpunësit shtetëror, për nëpunësit publik, për shpronësim.