Të afërm të viktimës, u shprehën të revoltuar duke thënë se 14 vjeçari nuk kishte hyrë për të vjedhur, por mblidhte hekurishte të vjetra për të mbijetuar.
Vrasje në Tetovë. Ngjarja ndodhi pas mesdite në afërsi të fabrikës Alumina. Viktimë e vrasjes ka qenë 14 vjeçari Alli Beqiri i nacionalitetit rom.
Sipas të dhënave të para, mësohet se vrasja ka ndodhur pas dyshimeve se 14 vjeçari ka tentuar të vidhte diçka nga prona e fabrikës. Në atë moment rojtari i fabrikës, me inicialet S.D ka qëlluar me armë zjarri, por plumbi ka përshkuar në kraharor 14 vjeçarin Alli Beqiri duke e lënë të vdekur menjëherë.
Policia e Tetovës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndaloi autorin e vrasjes me nofkën Bagi, pa rezistencë, si dhe sekuestroi armën me të cilën u krye krimi.
Të afërm të viktimës, u shprehën të revoltuar duke thënë se 14 vjeçari nuk kishte hyrë për të vjedhur, por mblidhte hekurishte të vjetra për të mbijetuar.
Sipas dëshmive, 14 vjeçari ishte pa prindër, dhe mbledhja e hekurit i siguronte mbijetesën. Trupi i pa jete i të miturit është dërguar në spitalin e Tetovës për kryerjen e ekspertizës, ndërsa nga sektori për punë të brendshme të MPB-së në Tetovë, po vazhdojnë zbardhjen e plotë të rastit.
Në ora 13 e 35, në departamentin tonë u soll trupi i pajetë i një 14 vjeçari. Në momentin e pranimit ekipi jonë konstatoi vdekjen e të ndjerit të shkaktuar nga armë zjarri, dhe trupi i pajetë u përcoll në departamentin e mjekësisë ligjore, d eklaroi Ylber Besimi, mjek