Në Ankara u hodh sot lopata e parë për gazsjellësin e ri trans-kontinental i quajtur Nabuko. Në realitet, stilolapsat ishin lopata për funksionarët e Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Turqisë.
Në Ankara u hodh sot lopata e parë për gazsjellësin e ri trans-kontinental i quajtur Nabuko. Në realitet, stilolapsat ishin lopata për funksionarët e Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Turqisë.
Ata firmosën marrëveshjen ndërshtetërore të bashkëpunimit në fushën e lëvrimit të gazit natyror. Në këtë akt morën pjesë edhe funksionarë të lartë të SHBA-ve, por personalisht edhe presidenti i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.
Gazsjellësi Nabuko duhet që të jetë i gjatë 3.300 kilometra dhe ti lidhë shtetet e Evropës Qendrore dhe një pjesë të atyre ballkanike me vendet prodhuese të gazit në rajonin e Kaspikut dhe Detit të Zi dhe të Azisë Qendrore. Kapaciteti i gazsjellësit do të jetë prej 25 e deri më 30 miliardë metra kub gaz në vit, kurse pritet që të përfundojë deri në vitin 2012.
Gazeta britanike Taims në analizën e sotme për gazsjellësin Nabuko thekson se ai do ta eliminojë monopolin e Gazpromit rus në furnizimin e Evropës me gaz. Edhe një lajm interesant sot ka të bëjë me gazsjellësit. Në të vërtetë sipas gazetës ruse Komersant, mandatori i ri për formimin e Qeverisë bullgare, Bojko Borisov, kërkoi që të ndërpriten bisedimet për pjesëmarrjen bullgare në gazsjellësin pro-rus Përroi jugor.
Tani për tani, nga Moska përgënjeshtrojnë se kanë një kërkesë të tillë zyrtare nga Bullgaria. Në gazsjellësin Përroi jugor është përfshirë edhe Greqia. Për të firmën vitin e kaluar e kanë vënë Moska, Sofja dhe Athina.