E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithashtu, në qëndrimin e fuqishëm të Gjermanisë ndikoi edhe plagosja e disa ushtarëve të saj në përbërje të KFOR-it nga ana e të barrikaduarve serbë në veri të Kosovës.
Merkel do tė vizitojė Kosovėn






Kancelaria gjermane Angela Merkel të hënën arrin për vizitë zyrtare në Kosovë. Merkel gjatë vizitës në vendin tonë do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me forcat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Merkel vjen në Kosovë për të përcjellë mesazhe lidhur me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në samitin e paradokohshëm të shefave të shteteve të Bashkimit Evropian (BE), pikërisht kancelarja gjermane ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Serbisë për marrjen e ftesës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në këtë union, dhe kjo për faktin e mospërmbushjes së kërkesave që ajo ia kishte bërë me kohë presidentit serb Boris Tadiq lidhur me Kosovën.

Gjithashtu, në qëndrimin e fuqishëm të Gjermanisë ndikoi edhe plagosja e disa ushtarëve të saj në përbërje të KFOR-it nga ana e të barrikaduarve serbë në veri të Kosovës.

Publikuar: 16.12.2011 | 09:40
Lexuar: 470 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime