Ankesa për rezultatet do të pranohen të mërkurën dhe të enjten (15 dhe 16 korrik) prej orës 8-15. Ankesat dorëzohen deri te Komisioni i maturës në shkolla, e cila pastaj i përcjell deri te Sektroi për vlerësim të arriturave të nxënësve.
Rezultatet preliminare të pjesës eksterne të maturës shtetërore në afatin e qershorit do të shpallen nesër në orën 12 në shkollat e mesme dhe në internet faqen www.matura.gov.mk.
Ankesa për rezultatet do të pranohen të mërkurën dhe të enjten (15 dhe 16 korrik) prej orës 8-15. Ankesat dorëzohen deri te Komisioni i maturës në shkolla, e cila pastaj i përcjell deri te Sektroi për vlerësim të arriturave të nxënësve.
Zyra për zhvillim të arsimit kumtoi se të gjitha informatat lidhur me ankeat, formularët e nevojshëm dhe shkalla për ngritjen e ankesave të rezultateve do të jenë në kohë të shpallura në ueb faqe.
Raportin për ankesat e pranuara dhe të refuzuara do të dorëzohen në shkolla më 21 korrik, më së voni deri në orën 10 dhe do të shpallen nëpër shkolla.
Rezultatet përfundimtare të pjesës eksterne të maturës shtetërore në afatin e qershorit do të shpallen më 24 korrik, në shkolla dhe në ueb faqen www.matura.gov.mk.
Testimi i maturantëve për dy testet eksterne gjuhë amtare dhe matematikë apo gjuhë të huaj do të mbahet më 11 dhe 13 qershor.