E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryministri britanik personalisht e luti Xhejkobsin që të mos vijë në forumin e Akuilës, që të shmangë rrezikun nga skandali diplomatik në rast se nëse dikush nga liderët botërore sëmuret për shkak të delegacionit britanik.
Njė nga kėshilltarėt e Gordon Braunit ėshtė infektuar me gripin A H1N1













Këshilltari i Gordon Braunit për ndryshime klimatike Majkëll Xhejkobs u infektua me virusin e gripit A(H1N1), transmeton ITAR-TASS.

Për këtë arsye ai nuk ishte në takim të G8 në Aquila, njoftoi "Skaj Njuz".

Kryministri britanik personalisht e luti Xhejkobsin që të mos vijë në forumin e Akuilës, që të shmangë rrezikun nga skandali diplomatik në rast se nëse dikush nga liderët botërore sëmuret për shkak të delegacionit britanik.

Gjatë takimit pati nevojë që Braun të ketë lidhje telefonike me këshilltarin, citoi televizioni.

Analistët mungesën e Xhejkobsit e karakterizuan si humbje. Ai, përndryshe ësht një nga ekspertët më autoritarë për ndryshime klimatike. Vetë Xhejkobs nuk dha koment për mungesën në takimin e G-8.

Supozohet se këshilltari i Braunit është infektuar gjatë qëndrimit të tij në Meksikë, ku ka marrë pjesë në negociata, të kushtuara ndryshimeve klimatike.

Nga Dauning strit 10 njoftuan se nuk ka persona të tjerë të infektuar me virusin në ambientin e kryeministrit britanik.

Publikuar: 13.07.2009 | 18:24
Lexuar: 140 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime