E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nga koha që Castro drejtoi revolucionin fitimtar dhe në vitin 1959 u zgjodh udhëheqës i shtetit, armiqtë filluan komplotet për eliminimin e tij fizik. Në mesin e atyre më të interesuar në vrasjen e Castros ishin shumë shërbime të fshehta të huaja, sidomos CIA”, thekson portali kubanez.
Tentuan 638 herė ta vrasin Fidel Castron








Udhëheqësi i revolucionit kubanez, Fidel Castro, është personi ndaj të cilët më së shpeshti janë kryer tentativa për vrasje. Sipas të dhënave të publikuara edhe nga Libri i Rekordeve Guinness, ndaj Castros janë kryer 638 tentimvrasje. Nga këto tentativa thuhet se shumica ishin nga CIA.Portali zyrtar kubanez raporton se lideri historik i revolucionit, Fidel Castro hyri në Librin e Rekordeve Guinness për faktin se ndaj tij deri në vitin 2006 ishin bërë shumë tentime për vrasje.

“Nga koha që Castro drejtoi revolucionin fitimtar dhe në vitin 1959 u zgjodh udhëheqës i shtetit, armiqtë filluan komplotet për eliminimin e tij fizik. Në mesin e atyre më të interesuar në vrasjen e Castros ishin shumë shërbime të fshehta të huaja, sidomos CIA”, thekson portali kubanez.

Thuhet se metodat për vrasjen e Fidel Castros ishin të shumta, si nga snajperë, eksploziv të fshehur në këpucët e tij, helmi i injektuar në një puro, mjet shpërthyes në topin e bejsbollit dhe shumë të tjera.Por që të gjitha këto tentime kanë rezultuar të jenë të dështuara dhe Fidel Castro që nga viti 1959 deri në vitin 2006 ishte në krye të Kubës. Ai ka lënë postet shtetërore si shkak i pleqërisë dhe gjendjes shëndetësore të rënduar.

Publikuar: 16.12.2011 | 13:52
Lexuar: 548 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime