Bashkimi Evropian kumtoi se është donatori më i madh për ndihmë dhe zhvillim në botë në vitin 2008, kur ka ndarë 12 miliardë euro për vendet më të varfëra.
Bashkimi Evropian kumtoi se është donatori më i madh për ndihmë dhe zhvillim në botë në vitin 2008, kur ka ndarë 12 miliardë euro për vendet më të varfëra.
Mjetet, e dorëzuara deri tek BE-ja, janë 60 për qind nga ndihma, e ndarë në suaza botërore.
Eurokomesari për zhvillim dhe ndihmë humanitare Lui Mishel theksoi se dridhjet ekonomike e kanë bërë ndihmën "më të rëndësishme se sa që ka qenë ndonjëherë".
BE dhe Banka Botërore bënë thirrje për ndarjen e më shumë mjeteve për projekte, të cilat e stimulojnë ekonominë e vendit përmes përmirësimit të infrastrukturës, pasi që kjo sferë me siguri do të preket kur buxhetet për ndihmë do të shkurtohen.
Çdo vit janë të domosdoshme 43 miliardë euro, që të mbulohen shpenzimet për shkollat, furnizim me ujë dhe projektet energjetike, theksuan BE-ja dhe Banka Botërore.
Banka Botërore në vitin 2008 ka ndarë ndihmë me vlerë prej 14,4 miliardë euro, që është zmadhim rritje për 20 për qind në krahasim me vitin 2007.
BE kumtoi se në vitin 2008 i ka rritur mjetet e ndara për 13 për qind në krahasim me ato që janë ndarë në vitin 2007 - 10,6 miliardë euro.