Zv/Ministri, Xhelal Bajrami gjithashtu tha se një marrëveshje e tillë do të firmoset edhe me Republikën e Kosovës, por vetëm pas pajisjes së qytetarëve kosovarë me karta identifikimi biometrike.
Komandanti i Qendrës rajonale perendimore për çështje kufitare si dhe katër shefat e komisariateve policore që gravitojnë në pjesën që kufizohet me Shqipërinë thonë se janë të gatshëm që të zbatojnë vendimin e dy qeverive për lëvizje vetëm me karta identifikimi biometrike.
Ata sot janë njoftuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Xhelal Bajrami me detajet e kësaj marrëveshje e cila hynë fuqi pas ratifikimit të saj nga Parlamentet e Maqedonisë dhe Shqipërisë
Ajo që është me rëndësi se unë morra bindje nga kryeshefi ashtu edhe nga komandantët e stacioneve policore se këta do të jenë të gatshëm që në momentin kur të hyjë në fuqi kontrata e cila është firmosur, këta do të jenë të gatshëm që gjithë qytetarëve që do të vendosin të kalojnë në pjesën shqiptare apo anasjelltas, do të munden këtë ta bëjnë vetëm me letërnjoftime biometrike, tha Xhelal Bajrami, zv/ Ministër i Punëve të Brendshme.
Zv/Ministri, Xhelal Bajrami gjithashtu tha se një marrëveshje e tillë do të firmoset edhe me Republikën e Kosovës, por vetëm pas pajisjes së qytetarëve kosovarë me karta identifikimi biometrike.
Republika e Kosovës këtyre ditëve filloi me dhënien e dokumenteve biometrike të identifikimit, presim që ta kalojë një kohë që një numër i madh i qytetarëve kosovarë të pajisen me këto dokumente identifikimi dhe pasi të kalojë një kohë dhe ne vlerësojmë, gjegjësisht pala kosovare vlerëson se është bërë pajisja e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve kosovarë me letërnjoftime biometrike do të mund të fillojmë negociatat dhe të firmosim një marrëveshje të këtillë edhe me Kosovën, u shpreh Xhelal Bajrami, zv/ Ministër i Punëve të Brendshme
Marrëveshja mes dy shteteve, e firmosur para dy ditësh në Tiranë u mundëson qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë të hyjnë, të dalin, të kalojnë transit dhe të qëndrojnë në shtetet përkatëse në periudhë për tre muaj, duke përfshirë ditën e hyrjes në shtet.
Marrëveshjen për lëvizjen e qytetarëve të dy shteteve e firmosën shefat e diplomacive të Shqipërisë Edmond Haxhinasto dhe ai i Maqedonisë Nikolla Poposki. Një marrëveshje të këtillë Maqedonia fillimisht ka nënshkruar me Republikën e Serbisë.
Valmir Kuçi