Nga ana tjetër, njoftohen edhe për rritjen e kursimeve. Bankat sipas Bogovit, ishin të kujdesshme dhe një pjesë të rritjes së vet e orientuan drejt bankave të huaja, gjë që kontribuoi për forcimin e mëtejshëm të likuiditetit të tyre. Guvernatori thotë se tani për tani nuk ka plan për masa të reja për shtrëngimin e politikës monetare.
Sikur edhe të ndodh skenari më i zi me krizën debitore, bankat vendore, sipas guvernatorit Bogov janë relativisht stabile. Nga banka popullore thonë se aktiva dhe kreditë e bankave vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadalshëm në raport me tremujorin e mëparshëm.
Nga ana tjetër, njoftohen edhe për rritjen e kursimeve. Bankat sipas Bogovit, ishin të kujdesshme dhe një pjesë të rritjes së vet e orientuan drejt bankave të huaja, gjë që kontribuoi për forcimin e mëtejshëm të likuiditetit të tyre. Guvernatori thotë se tani për tani nuk ka plan për masa të reja për shtrëngimin e politikës monetare.
Projektimet tona tani për tani nuk parashikojnë shtrëngimin e politikës monetare. Gjatë skenarëve më të ashpra varësisht nga presioni që do ta kemi në tregun devizor, do të reagojmë në mënyrë përkatëse, por ai reagim nuk duhet të jetë më i konsiderueshëm. Në çdo rast jo sikurse që ishte në vitin 2008, deklaroi Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.\
Krahas pasigurisë me eurozonën, momentalisht nuk ka derdhje të depozitave, por rritje e tyre tek amvisëritë dhe ndërmarrjet që praktikisht do të thotë një trend normal në sektorin bankar. Një zvogëlim minimal kishte tek depozitat në euro, ndërsa janë rritur edhe kursimet në denarë.
Për momentin depozitat e përgjithshme arrijnë tre miliard prej të cilave 1,5 miliard janë në deviza dhe një miliardë në denarë vetëm për amvisëritë.
Bogov thotë se gjatë tre muajve të fundit ka ngadalësim vetëm tek aktiviteti kreditor.
Arsyeja kryesore është pasiguria që mbretëron në eurozonë dhe si do të reflektohet ajo në ekonominë e Maqedonisë. Ndërkaq, indikatorët e tjerë për likuiditetin dhe për solventitetin janë të shkëlqyeshme dhe nuk tregojnë diçka të tillë, tha Dimitar Bogov, guvernator i BPRM.
Sektori vendor bankar përbëhet nga 17 banka prej të cilave katër janë banka më të mëdha. Ka edhe tetë banka kursimore, kurse në 13 banka pronarët dominues janë të huaj. Para shtatë viteve kishte vetëm tetë, përkatësisht 73 për qind e kapitalit të përgjitshëm në banka është kapital i huaj.