Udhëheqësia e USHT-së të gjithëve ua uron përvjetorin e themelimit të Universitetit.
Universiteti Shtetëror i Tetovës e njofton stafin akademik, profesorët, të punësuarit tjerë dhe studentët se më 17.12.2011 (e Shtunë) me rastin 17 vjetorit të themelimit të Universitetit, në Qendrën për kulturë në Tetovë ora 13.00 do të organizohet Akademi solemne.
Me këtë rast njoftohen studentët e studimeve të magjistraturës se këtë ditë nuk do të mbahen ligjërata.
Udhëheqësia e USHT-së të gjithëve ua uron përvjetorin e themelimit të Universitetit.
Pjesëmarrja Juaj në Akademinë solemne e nderon këtë ditë të shënuar të Universitetit tonë.