Problemet ekzistojnë vetëm në kokat e të pandërgjegjshmëve dhe atyre që nuk janë të angazhuar. Unë besoj se nga ana tjetër, vërtetë mund të gjenden persona cilësorë të cilët mund të gjejnë energji dhe të marrin hapa të drejtë, deklaroi Nikolla Gruevski kryeministër.
Politikanët grekë duhet të gjejnë forcë dhe të marrin hapin e drejtë për ti mundësuar Maqedonisë anëtarësim në NATO, e cila do të thotë rajon stabil, të sigurt dhe të zhvilluar. Kështu porositi kryeministri Nikolla Gruevski.
Sipas tij Maqedonia dhe Greqia nuk e kanë pasur shansin të vendosin se afër kujt do të dëshironin të jetonin, por mund të vendosin se si do të jetojnë të ardhmen e fqinjësisë, së bashku dhe jo me barriera.
Politikanët grek duhet të gjejnë forcë dhe sinqerisht të ndihmojnë në integrimin e fqinjit të tij në NATO dhe BE. Nëse mundemi të bashkëpunojmë në planin ekonomik nuk shoh arsye pse bashkëpunimi politik do të ishte problem.
Problemet ekzistojnë vetëm në kokat e të pandërgjegjshmëve dhe atyre që nuk janë të angazhuar. Unë besoj se nga ana tjetër, vërtetë mund të gjenden persona cilësorë të cilët mund të gjejnë energji dhe të marrin hapa të drejtë, deklaroi Nikolla Gruevski kryeministër.
Gruevski tha se Maqedonia do të vazhdojë të përgjigjet me sjellje të ndërgjegjshme siç ka vepruar deri tani, ndërsa nga vendet themeluese të GJND-së pret që të dërgojnë porosi për legjitimitetin dhe krediblitetin e pakontestueshëm të kësaj organizate.
Duhet të besojmë se organizatat më të fuqishme ndërkombëtare, duke mbështetur kredibilitetin e gjykatës dhe vendimet e saj, do të dërgojnë porosi në mbarë botën se në marrëdhëniet mes vendeve dhe kombeve vlejnë vetëm parimet e se drejtës dhe drejtësisë, dhe jo ligji i xhunglës sipas të cilës më i fuqishmi fiton dhe jo drejtësia, argumentet apo vendimet e gjykatës ndërkombëtare, tha Nikolla Gruevski kryeministër.
Gjatë paraqitjes së tij në konferencën e 14 të unionit të grave të VMRO-DPMNE, nuk munguan as akuzat ndaj oponentit politik LSDM-së, duke theksuar se një ditë opozita do të turpërohen nga akuzat e bëra ndaj projekteve të shumta të qeverisë Gruevski.
Ai foli edhe për projektet e realizuara dhe ato që pritet të realizohen në të ardhmen.
Sipas rregullave, ata vetëm sulmojnë me shpifje për të cilat pastaj i humbin rastet në gjykatë. Le te vazhdojnë ashtu, ne do te vazhdojmë me punë dhe projekte. Një ditë çdo gjë do të pëlcasë edhe shpifjet, edhe sulmet dhe fyerjet.
Vetëm veprat do të mbeten, ato janë vlera të përjetshme. Do të vijë koha të dashur miq, kur kokë ulur disa njerëz do të shkojnë dhe në mënyrë të fshehtë me telefon celular do të fotografohen apo do të kënaqen në hapësirat e muzeut të luftës maqedonase, në teatrin e ri apo në Filarmoni, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.
LSDM-ja reagoi më vonë përmes një komunikate duke shkruar se Gruevski po zbaton politik dyfytyrëshe, për familjen e tij mjaltë e qumësht ndërsa për qytetarët varfëri.
Në shtëpi shan marrëveshjen e përkohshme ndërsa tani kërkon të na pranojnë në NATO me referencën IRJM. Paralajmëruam se Gruevski do të keqpërdor vendimin e gjykatës se Hagës për manipulime të brendshme. Gruevski mundet para të rinjve dhe grave të VMRO-DPMNE të flasë gjithçka, por për qytetarët realiteti është shumë i vrazhdë.
Edhe ai vet, e di se Maqedonia po shkon mbrapa. Dikur lidere në rajon, ndërsa sot Maqedonia mbeti në bishtin e Ballkanit, , thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.
Gjyltene Rexhallari, Alsat-M