Ideja e kësaj debatë është që përmes shembujve praktik të popullatave lokale që gravitojnë në Parkun Nacional potencial Mali Sharr të njihen dhe njëherit banorët me përparësitë dhe problemet me të cilat do të ballafaqohen në qoft së krijohet parku Nacional.
Me iniciativë të Qendrës për edukim dhe zhvillim, si dhe nën mbështetje të programit Kultura në Rajonet Rurale më 16 Dhjetor në hapsirat e Komunës së Tearcës u mbajt debati publik me temë: Idetë për krijimin e Malit Sharr park nacional - Çfarë përfiton dhe çfarë humb popullata nga parku?!.
Ideja e kësaj debatë është që përmes shembujve praktik të popullatave lokale që gravitojnë në Parkun Nacional potencial Mali Sharr të njihen dhe njëherit banorët me përparësitë dhe problemet me të cilat do të ballafaqohen në qoft së krijohet parku Nacional.
Qendra për edukim dhe zhvillim beson se vetëm me pjesëmarrje maksimale të bashkësive lokale në marrjen e vendimeve të cilat do të ndikonin në jetën kulturore dhe zhvillimore, si dhe përfshirje të tërësishme dhe krijim të një konsensusi të gjërë për të gjitha çështjet, mundesojmë që qytetarët e Pollogut të poshtëm dhe regjionit të Malit Sharr të kenë mundësi të drejtpërdrejt në lidhje me atë se çfarë do të thotë të jetohet dhe të punohet në Parkun Nacional theksoi kryetari i kësaj organizate, z.Metin Muaremi. Për këtë shkak në debatë janë të ftuar dhjetra pjesëmarrës nga provienenca të ndryshme-përfaqsues të bashkësive Lokale, Komuna, OJQ, ekspert, Sipermarrës privat, njerëz nga kultura dhe edukimi që jetojnë në rajone të cilat veçse janë shpallur parqe nacionale nga Maqedonia dhe Kosova, ku përmes përvojave të veta do të mund të prezantojnë anët pozitive dhe negative të të punuarit në një Park Nacional.
Në debat ishin të ftuar gjithashtu përfaqsues të Shoqatës ekologjike maqedonase, të cilët janë edhe promotorë të idesë për krijimin e Malit Shar si park nacional, ndërsa nga ana e tyre u bë një prezantim i detajuar se çfarë nënkupton parku nacional, cilat janë dobitë dhe cila janë mangësitë. Sipas z.Nikola Pisarev, Menaxheus programit Kultura në rajonet rurale, shpresojmë se përmes kësaj debate të ju ndihmohet bashkësivë lokale që jetojnë në territoret potencilale për shpallje të parkut nacional, që përmes këmbimit të përvojave me pjesëmarrës që jetojnë në vende të shpallura veçse parqe nacionale të krijojnë qendrim unik rreth kësaj ideje për formimin e parkut nacional Mali Sharr.
Debati u realizuar në dy pjesë edhe atë, në pjesën e parë të pranishmit patën mundësi të ndjekin prezantime nga shoqata, institucione, Përfaqsues të Komunës së Mavrovës, përfaqsues të Parkut nacional të Malit Sharr(nga ana e Kosovës. Pas prezantimit, filloi një debat i hapur, ku kishte shkëmbim mendimesh, përvojash dhe njohurishë rreth idesë së paraparë.
Disa nga rekomandimet që dolën nga ky debat ishin:
- Se duhet punuar me popullatën dhe duhet sqaruar më detajisht termi park nacional, pasi tek shumica e banorëve ekziston hamendje dhe mendime se në qoftë se shpallet, të gjithë aktivitetet në mal do të ndërpriten.
- Përkundrazi, nëse shpallet, mundësia për përfitim do të jetë më e madhe, në shumë aspekte, sin ë aspect, bujqësor, blegtorial dhe atë turistik.
- Konstatim i përbashkët poashtu ishte se gjendja e tanishme e Malit Sharr është e mjerueshme, dhe për çdo ditë humb pasuritë e saja nga individë të caktuar.
- Sipas pjesëmarrësve, një hap i rëndësishëm është shpallja, mirëpo pas saj menaxhimi i saj është problem ende më i madh.
- Element tjetër i rëndësishëm që u përmend, gjithashtu është se mali sharr promovon shumë vlera të cilat janë të njohura në nivel europian, andaj kjo do jetë një ndër kushtet të cilat do ti parashtrohen shtetit të Maqedonisë për antarsim në BE.
Ndryshe debati u përcoll nga shumë shoqata, kryetarë të BL, Individë aktivë, përfaqsues të Komunave, Profesorë universitarë, si dhe pjesëmarrës tjerë që janë të ndërgjegjshëm për bukuritë natyrore.