Trupat amerikane kanë nisur të largohen nga Iraku. Ceremonitë e lamtumirës nga ky vend janë zhvilluar në disa baza amerikane, duke ia dorëzuar ushtrisë irakene, përgjegjësinë për sigurinë lokale. Flamuri iraken është ngritur në bazën Camp Adder, në qytetin Diwaniya ose e njohur ndryshe si baza ajrore Imam Ali.

Ushtarët kanë djegur uniformat dhe dokumentat, ndërsa forcat ushtarake prisnin me padurim kthimin në shtëpi. Automjete që transportojnë ushtarë, dhe makineri, shihen të dalin nga iraku çdo ditë që pas shpalljes së përfundimit të misionit amerikan ne irak. Një pjesë e mrië e forcave janë larguar, dhe shumë pak prej tyre kanë mbetur, megjithatë autoritetet thonë se edhe ky kontigjent do të kthehet në atdhe përpara krishtlindjeve.
Një ditë më parë, Presidenti amerikan Barack Obama tha se misioni amerikan në Irak ishte një arritje e jashtëzakonshme që shërben si shembull se si amerikanët duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve të brendshme të vendit. Gjatë fjalimit të tij javor, presidenti Obama u shprehu mirënjohje 1 milion e 500 mijë amerikanëve që kanë shërbyer në Irak që nga vitit 2003 dhe familjeve të 4 mijë e 500 ushtarëve që kanë dhënë jetën atje.
Në tërësi, trupat amerikane po përfundojnë transferimin e përgjegjësive të sigurimit në duar të forcave irakiane para afatit të caktuar më 31 dhjetor kur të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku. Presidenti Obama i bëri thirrje kongresit që të lërë mënjë anë divergjencat partiake dhe të zgjidhin çështjet buxhetore në mënyrë që vendi të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj veteranëve të ushtrisë.