Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov e deklaroi këtë pas bisedimeve në Zagreb me homologun kroat Stipe Mesiq. Për Ivanovin, zhvillimi ngjarjeve është pozitiv, për shkak të faktit se pala greke ka shprehur gatishmëri që të zgjidhen mosmarrëveshjet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.
Maqedonia deri në fund të muajit gusht do të prononcohet për propozimet e fundit që i dha ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë.
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov e deklaroi këtë pas bisedimeve në Zagreb me homologun kroat Stipe Mesiq. Për Ivanovin, zhvillimi ngjarjeve është pozitiv, për shkak të faktit se pala greke ka shprehur gatishmëri që të zgjidhen mosmarrëveshjet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.
Presidenti Ivanov shprehu kënaqësinë se "Suedia, si kryesues me BE-në, thekson se çështjet bilaterale nuk guxojnë të jenë pengesë për zgjerimin e mëtejshëm". Presidenti kroat Mesiq kërkoi që Sllovenia t'i ndajë çështjet bilaterale nga negociatat aderuese, duke aluduar në kontestin kufitar, që e bllokon rrugën e Zagrebit drejt BE-së.
Akoma nuk ka propozim konkret, nga ajo që thuhet Maqedonia Veriore. Ato janë ide të ndërmjetësit, të cilat duhet të shqyrtohen edhe nga ana e Greqisë po edhe nga Maqedonia. Kështu që intensivisht udhëheqësia në Maqedoni do të shqyrtojë ato ide të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me emrin, dhe kështu deri në fund të gushtit pritet të dorëzohen propozimet tona deri te Nimici.
E dimë që Evropa do të gjej mënyrë se si këto probleme bilaterale të mos jenë pjesë e agjendës së tyre dhe të gjendet zgjidhje, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët që kanë këto probleme bilaterale, deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Unë saktë thashë se Evropa është e lodhur nga zgjerimi ndërsa ne jemi të lodhur nga tranzicioni. Por edhe njërën dhe tjetrën lodhje mundë ta zgjedhim, kështu që do ta përshpejtojmë procesin e anëtarësimit të tërë këtij rajoni në Bashkimin Evropian, por kjo mundë të realizohet vetëm atëherë kur një shtet do ti realizojë standardet dhe do ti plotësojë kushtet që ai të mundë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, theksoi Stipe Mesiq, president i Kroacisë.