Në këtë konferencë, me punimin e tij u paraqit edhe profesori i USHT-e dhe UEJL-se, prof. Dr. Ylber Sela dhe doktoranti, Mr. Bekim Maksuti, me titull: "Ardhmëria e Zgjerimit te UE-se: Thirrja Sfiduese- Shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe Turqia".
Prej 8 10 dhjetor në Vjenë të Austrisë u mbajt konferenca e Euroakademisë me titull Bashkimi Evropian dhe Politizimi i Evropës.
Konferenca rastisi me datën e mbajtjes së samitit evropian në Bruksel, ku vendosej e ardhmja e Bashkimit Evropian.
Në këtë konferencë morën pjesë akademikë e hulumtues të njohur shkencor të Bashkimit Evropian nga mbarë Evropa.
Kryesues i konferencës ishte Profesor Emeritus i Institutit Europian të Firencës, Xhandomeniko Majone.
Në këtë konferencë, me punimin e tij u paraqit edhe profesori i USHT-e dhe UEJL-se, prof. Dr. Ylber Sela dhe doktoranti, Mr. Bekim Maksuti, me titull: "Ardhmëria e Zgjerimit te UE-se: Thirrja Sfiduese- Shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe Turqia".
Në këtë punim profesor Sela shpjegon sfidat e ardhshme te zgjerimit evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Është e rëndësishme, thuhet në punim që Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje më fleksibile në drejtim të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.
Përmbledhja e abstrakteve tashmë është botuar, kurse libri me punimet e konferencës pritet të botohet në fillim të vitit të ardhshëm