Paraprakisht, dje, Senati e miratoi ligjin që "peshon" 915 miliardë dollarë, me të cilin sigurohet financimi i aktiviteteve federale deri në shtator të vitit të ardhshëm. Ligji të premtën u aprovua edhe nga Dhoma Përfaqësuese.
Presidenti i SHBA-së Barak Obama e nënshkroi ligjin për shpenzime shtetërore, të miratuar nga Kongresi, që mundëson të vazhdojë funksionimi normal i institucioneve qeveritare në SHBA, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar Shtëpisë së Bardhë.
Paraprakisht, dje, Senati e miratoi ligjin që "peshon" 915 miliardë dollarë, me të cilin sigurohet financimi i aktiviteteve federale deri në shtator të vitit të ardhshëm. Ligji të premtën u aprovua edhe nga Dhoma Përfaqësuese.
Një numër i madh i shërbimeve qeveritare, duke i përfshirë edhe Pentagonin, Agjencinë për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe Ministrinë e Punës ishin nën kërcënimin që ta ndërpresin punën e tyre në fund të kësaj jave, para se gjithash, për shkak të mosaprovimit të ligjit sipas të cilit ato financohen.