allafaqimi i parë i BDI-së me koalicionin e ri opozitar rezultoi me fitore bindëse në raport prej 3 ndaj 1 për BDI-në
Bashkimi Demokratik për Inegrim (BDI) ka njoftuar se kandidati i kësaj partie Bekim Murati për kryetar komune ne Saraj ka fituar më shumë vota se kandidati i PDSH-RDK-së Xhevdet Fejzullahu.
Sipas shtabit komunal të BDI-së në Saraj, qytetarët shqiptarë me një dalje dinjitoze prej rreth 40 për qind bindshëm u përcaktuan për opsionin e BDI-së duke e zgjedhur Bekim Muratin për kryetar komune me çka është edhe ballafaqimi i parë i BDI-së me koalicionin e ri opozitar rezultoi me fitore bindëse në raport prej 3 ndaj 1 për BDI-në", thuhet në njoftimin e shtabit komunal të BDI-së në Saraj.
PDSH-ja ende nuk ka komentuar zgjedhjet e sotme në Saraj.
Zgjedhjet u zhvilluan në këtë komunë, pasi që ish-kreu i kësaj komune Blerim Bexheti kaloi në postin e ministrit të Drejtësisë. Të drejtë vote në këtë komunë kanë pasur 29 mijë votues në 34 qendra votimi.