Unë gjithmonë e kam adhuruar stilin e Armani. Ne bashkëpunuam për të krijuar disa veshje unike dhe moderne, - është shprehur këngëtarja. Me siguri ky koleksion do të shitet me shpejtësinë e erës pasi, janë të panumërt ata që do të dëshironin të kishin në gardërobën e vet disa rroba të stiluara nga Rihanna & Armani!
Një dyshe fantastike sapo është krijuar. Diva e muzikës R n B, Rihanna, ka vendosur që të bashkëpunojë me Armanin për të hedhur në treg një koleksion të ri veshjesh. Mësohet se gjatë bashkëpunimit të saj me firmën e suksesshme në fushën e modës Emporio Armani, RiRi ka përfshirë edhe disa veshje që shkojnë shumë për shtat me tipin e saj. Rroba për një rock-star të vërtetë. Ndër stilimet e saj është edhe një xhaketë lëkure e cila kushton 995 dollarë.