Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, thotë se arrestimi ditë më parë i babait të tij në mënyrë spektakulare së bashku me disa punonjës së Fondit Pensional dhe Invalidor, është që të njolloset ai si politikan.

Kam informata të sakta dhe nga burime të besueshme, se faji i vetëm i babait tim pse është arrestuar në mënyrë spektakulare nga policia është pse është babai im. Dhe qëllimi i vetëm i arrestimit publik të tij është që të njollosem unë si politikan.
Por së shpejti të gjitha këto që ua them këtu do i dëshmojë me fakte dhe të gjithë do e shohin ashiqare se në këtë shtet disa struktura veprojnë sipas parimit vetëm shqiptari i komromituar është shqiptar i përdorshëm.
Në këtë shtet ende ka struktura policore të cilat janë nën ndikimin e qarqeve të ndryshme politike, që e kanë për qëllim të kompromitojnë çdo politikan shqiptarë që ata e mendojnë të rrezikshëm, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.