E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi sot se udhëheqësi suprem i vendit, Kim Jong Il vdiq në moshën 69-vjeçare.
Vdes udhėheqėsi i Koresė sė Veriut, Kim Jong Il
















Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi sot se udhëheqësi suprem i vendit, Kim Jong Il vdiq në moshën 69-vjeçare.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha se ai vdiq të shtunën nga një infarkt në zemër, ndërsa po udhëtonte me tren në një nga vizitat e tij në terren. Agjencia ia atribuoi vdekjen e tij “punës së rëndë mendore dhe fizike”.

KCNA njoftoi se funerali do të mbahet më 28 dhjetor në Phenian. Ndërkohë është shpalluar zija kombëtare nga 17 në 29 dhjetor.
Kim Jong Il erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij, themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në vitin 1994.

Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai dilte pak të publik dhe zëri i tij dëgjohej rallë në transmetimet radio-televizive.

Ai mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria.

Në fund të vitit të kaluar, zoti Kim i dha gradën e gjeneralit me katër yje djalit të tij të vogël Kim Jong Un, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes që konsiderohet si dinastia e vetme komuniste në botë.

KCNA i bëri thirrje popullit korenoverior sot të mbështesi Kim Jong Un, i cili mendohet se është rreth 28 vjeç.

Publikuar: 19.12.2011 | 16:32
Lexuar: 446 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime