Qeveria zvicerane, paralajmëroi në takim Lazaroto, krahas projekteve të deritanishme në më shumë sfera, do ta përkrah edhe sektorin pylltari në mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, si pjesë nga procesi i qasjes në BE, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.
Maqedonia ka potencial të madh për zhvillim të turizmit rural për shkak të natyrës autentike, të cilën për fat të keq, Zvicra ngadalë po e humb, vlerësoi ambasadori zviceran në Maqedoni, Stefano Lazaroto në takimin e sotëm me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Lupço Dimovski.
Lazaroto vlerëson se potenciali natyror i Maqedonisë duhet të orientohet ndaj përmirësimit të zhvillimit ekonomik të mjediseve rurale, para së gjithash të turizmit dhe të veprimtarive të cilat janë të lidhura me të.
Qeveria zvicerane, paralajmëroi në takim Lazaroto, krahas projekteve të deritanishme në më shumë sfera, do ta përkrah edhe sektorin pylltari në mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, si pjesë nga procesi i qasjes në BE, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.
"Presim që nga mesi i vitit të ardhshëm të fillojë realizimi i projektit, i cili ka për qëllim që në rajonin e Osogovës të krijojë kushte për zhvilim ekonomik të mjediseve rurale dhe atë përmes nxitjes së aktiviteteve ekonomike që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e qëndruershëm të resurseve natyrore. Në këtë projekt gjatë 3,5 viteve të ardhshme, Qeveria zvicerane do të investojë 4,5 milionë franga zvicerane", informoi ambasadori Lazaroto.
Dimovski u falënderua për ndihmën e deritanishme nga Qeveria zvicerane përmes programeve të shumta për përkrahje, ndërsa e theksoi edhe rëndësinë për ndihmë eksperte. Zvicra, tha ai, është vend ku Maqedonia eksporton pjesën më të madhe të prodhimeve organike bujqësore.
"Kemi prodhim cilësor, ndërsa rregullativa ligjore dhe nënligjore tërësisht janë të harmonizuar me atë evropiane. Janë vendosur standarde dhe për këtë shkak ky lloj i prodhimit në vendin tonë gjatë disa viteve të kaluara ka përjetuar ekspanzion të vërtetë. Shpresoj se plasmani i prodhimeve organike në Zvicër në të ardhmen do të jetë edhe më i madh", tha ministri Dimovski.
Ambasadori zviceran dhe ministri Dimovski në takimin kanë shprehur bindje se takimi i sotëm është bazë për vazhdimin e bashkëpunimit ekzistues. Përgatitjet për nënshkrimin e marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit mes qeverive të të dy vendeve janë nga fundi, informoi ministri Dimovski.