Shuma e paraparë është më e vogël në krahasim me perriudhën 2007 - 2013 dhe paraqet gjithsej 2,5 miliardë euro. Prej tyre, 1,4 miliardë do të jenë për instrumente financiare të cilat, theksoi Arizanovska, do të kenë prioritet.
Qeveria të formojë fond nacional garantues si mbështetje të kompanive vendore gjatë aplikimit për mjete nga fondet evropiane, ndërsa Banka e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit të fillojë negociata me Fondin investues evropian për tërheqjen e Instrumenteve financiare të BE-së, kërkon biznes sektori.
Siç u tha në konferencën e sotme për shtyp në Odën ekonomike, nga Programi për konkurrencë dhe inovativitet (CIP) 2007 - 2013, që peshon 3,6 miliardë euro, Maqedonia pothuajse aspak nuk tërheq para. Këtë vit, për herë të parë, në suaza të programit EKo inovacione kanë konkurruar pesë ndërmarrje dhe ajo e rangoi vendin diku në mesin e listës, ndërmjet Rumanisë, Polonisë, Turqisë, Hungarisë. Italia dhe Spanja kryesojnë me më së shumti, 40 projekte të parashtruara.
"Informimi i pamjaftueshëm dhe mungesa e mjeteve financiare janë arsyet kyçe për shkak të të cilave kompanitë nuk janë fare apo dobët të interesuara për mjetet evropiane. Fondet janë këtu, por është i omosdoshëm një qasje e organizuar, si dhe mbështetja nga institucionet", theksoi Jadranka Arizanovska nga Oda ekonomike, duke i vlerësuar si sukses pesë aplikacionet e parashtruara.
BE-ja tashmë e përgatiti Programin për konkurrencë dhe inovativitet 2014 - 2020 i cili në vend të CIP, si deri më tash, do të quhet COSME sepse fokusi është vënë në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Shuma e paraparë është më e vogël në krahasim me perriudhën 2007 - 2013 dhe paraqet gjithsej 2,5 miliardë euro. Prej tyre, 1,4 miliardë do të jenë për instrumente financiare të cilat, theksoi Arizanovska, do të kenë prioritet.
"Vitin e ardhshëm kompanitp nga Maqedonia do të mund të parashtrojnë kërkesa edhe në bazë të Programit për energji inteligjente të vvlefshme gjithsejt 730 milionë euro, e cila është pjesë e CIP-it. Afati fillon më së voni deri 15 janar, ndërsa përfundon nga mesi i majit. Në dispozicion është edhe "Elena" - instrument energjetik lokal evropian për ndihmë zhvillimit lokal në pjesën e efikasitetit energjetik", informon Arizanovska.
BE-ja vlerëson se përgatitja e projekteve kualitative zgjatë rreth pesë muaj, por praktika tek ne tregon se procesi është më i komplikuar dhe kërkon më tepër kohë.