Sipas saj, shtetet e varfëra posaçërisht ato të cilat varen nga Evropa për shkak të këmbimit tregtar dhe investimeveve, duhet të përgatiten për pasoja të mundshme negative nga kriza.
Kriza debitore evropiane është rrezik për "të gjitha ekonomitë në botë", deklaroi sot drejtoresha e FMN-së Kristin Lagard gjatë takimit me përfaqësues zyrtar të Nigerisë.
"Kjo që po ndodh në ekonomitë e zhvilluara, posaçërisht në Evropë, dukshëm i shqetëson të gjithë në botë në këtë moment", deklaroi ajo.
"Serioziteti i krizës dhe vështirësitë që i kanë në Evropë në zgjidhjen do të kenë ndikim në ekonomitë mbarë botën", potencoi Lagard.
Sipas saj, shtetet e varfëra posaçërisht ato të cilat varen nga Evropa për shkak të këmbimit tregtar dhe investimeveve, duhet të përgatiten për pasoja të mundshme negative nga kriza.
"Ajo që ua rekomandojmë të gjitha ekonomive në zhvillim, është që të jenë të kujdesshëm rreth situatës në të cilën për momentin janë ekonomitë e zhvilluara", deklaroi Lagard. Ajo thotë se shtetet në zhvillim duhet të "sigurojnë të kenë resurse të mjaftueshme, të jenë mjaft rezistente dhe të gatshëm të luftojnë me stuhinë".