E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtori i përgjithshëm i "Bankës mbretërore të Skocisë" (RBS), Filip Hempton deklaroi për televizionin Skaj se "shumë shpejtë një vend i vogël" që është tani në eurozonë, do të tërhiqet prej atje.
Mario Dragi: Tėrheqja nga eurozona nuk i zgjidh problemet e vendeve debitore











Tërheqja e disa vendeve-anëtare nga eurozona, nuk i zgjidh problemet e tyre me borxhet, për shkak se ai që largohet që ta evitojë krizën debitore, pastaj do të ballafaqohet me situatë edhe më të keqe, deklaroi kryetari i Bankës Evropiane Qendrore (BEQ), Mario Dragi.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra, në intervistë për "Fajnenshëll tajms", të parë nga hyrja e tij në funksionin e ri më 1 nëntor, Dragi thotë se ikja nga eurozona aspak nuk do të ndihmojë.

"Duke hequr dorë nga eurozona, madje pastaj duke e devalvuar valutën kombëtare, do të krijohet inflacion i madh, që në fund do të shkaktojë reformë esenciale, që duhej tani të ndërmerret (deri sa vendi është në eurozonë), vetëm që kësaj here ajo do të zhvillohet në pozitë shumë më të dobët për atë vend", shpjegon eksperti financiar italian.

Deklarata e Dragit vjen në kohë të informatave se disa vende-anëtare do të mund ta braktisin zonën e euros, duke kërkuar shpëtim në ish-valutat e tyre kombëtare.

Parashikimet e këtilla janë tejet të popullarizuara në Britani të Madhe, posaçërisht midis politikanëve vendorë dhe ekspertët financiar, të cilët si vend i cili ka shumë gjasa për heqje dorë nga euroja e përmendin Greqinë.

Drejtori i përgjithshëm i "Bankës mbretërore të Skocisë" (RBS), Filip Hempton deklaroi për televizionin Skaj se "shumë shpejtë një vend i vogël" që është tani në eurozonë, do të tërhiqet prej atje.

Euroskeptikët britanikë në Partinë qeveritare Konservative konsiderojnë se ky do të ketë "fillimi i fundit të eksperimentit" me valutën e përbashkët evropiane, ndërsa më të kujdesshmit dhe ekspertët parashikojnë se dështimi eventual i eurozonës mundet që shptrenjtë ta kushtojë edhe Britaninë e Madhe dhe ekonominë e saj.

Deklarata e njeriut të parë të BEQ-së Mario Dragi është reagimi i parë i ndonjë funksionari të lartë të Bankës qendrore të BE-së që është i gatshëm të flasë për dëshmtimin e mundshëm të zonës së euros, sepse deri më tani skenaret e këtilla ishin të sënuara si "absurde".

Dragi kërkon nga politikanët evropianë zgjidhje më të guximshme dhe më të shoejta për mbulimin e borxheve që të stabilizohet valuta evropiane.

Publikuar: 19.12.2011 | 18:10
Lexuar: 1393 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime