Çdo aktivitet programor i El Hilalit realizohet si rezultat i komisioneve, trupave punues që në bazë të programit vjetor dhe ky komision vlerësoi se 50 studentë nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë e fituan të drejtën të jenë bursistë të El Hilalit
Sadije Aliti
Mbrëmja e faleminderimit rrumbullakosi edhe aktivitetet humanitare dhe bamirëse për këtë vit kalendarik të Organizatës humanitare El Hilal. Ky aktivitet është tradicional vite me radhë dhe shënohet në çdo fund vit.
Shpërndarja e bursave për studentë është edhe njëri ndër projektet e shumta programore, projekt i një rendësi të veçantë që kontribuon për arsimin e studentëve të dalluar.
Të drejtën për të shfrytëzuar bursat që i ndan El Hilal e fituan mbi 50 studentë prej gjithsejtë 140 studentëve kandidatë që u paraqitën dhe konkurruan në konkursin e El Hilalit.
Çdo aktivitet programor i El Hilalit realizohet si rezultat i komisioneve, Trupave punues që në bazë të programit vjetor dhe ky komision vlerësoi se 50 studentë nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë e fituan të drejtën të jenë bursistë të El Hilalit, studentë që studiojnë në drejtime e profile të ndryshme në të gjitha universitete në vend.
Kryetarin e O H El Hilal Behixhudin Shehapi theksoi se OH El Hilal ka programe të veçanta pune, sipas të cilëve orientohen të gjitha aktivitet.
Kontributi dhe solidariteti, si ndjenja humane ndër njerëz, asnjëherë nuk humben, prandaj është e nevojshëm që të funksionojnë bashkëpunimi i ndrësjelltë, ndarja e bursave studentore është një shembull i mirë se krahas aktiviteteve humanitare kontribuojmë edhe për të ardhmen, ndihmojmë studentët që janë ardhmëria e shoqërisë-theksoi Shehapi.
Në mbrëmjen e Faleminderimit u shprehën edhe fjalë miradije për të gjithë donatorët, mbështetës të aktiviteteve humanitare e bamirëse të kësaj organizate që kontribuuan për mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë tërë vitit.
Një faleminderit i veçantë i përcoll edhe për donatorët nga diaspora shqiptare që kontribuuan për zgjatjen e dorës së ngrohtësisë nevojtarëve nga vendi duke sjellë ngrohtësi e buzëqeshje në fëmijët e familjeve nevojtare.
Përmes një seti fotografik u prezantuan një pjesë e aktiviteteve të bujshme të El Hilalit gjatë vitit 2011, ku erdhi në dukje angazhimi i palodhshëm i aktivistëve të El Hilalit dhe udhëheqësish në realizimin e misionit humanitarë.
Edhe për këtë vit u dhanë shpërblime edhe për degët më të suksesshme të kësaj organizate, si një praktikë e rëndësishme në këtë eveniment.
Në këtë eveniment që tradicionalisht organizohet në këtë periudhë të fund-vitit të pranishëm ishin mysafirë, anëtarë të kryesisë qendrore, kryetarë të degëve, donatorë e bamirës të shumtë të kësaj organizate.
Falë humanitetit, e bamirësisë së donatorëve të El Hilalit u arit që shumë aktivitete të përmbyllen me sukses dhe në familjet nevojtare shfrytëzuese të donacioneve të sjellin lumturi e buzëqeshje.
Gjatë tërë këtyre viteve, OH "El-Hilal" u bë shembull pozitiv se si duhet vepruar në raste kur njerëzit kanë nevojë emergjente për ndihmë, kurse orientimi në këtë organizatë ishte dhe mbeti që të jetë pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë, ndihmoi në kultivimin e ndenjës humane e bamirëse ndërnjerëzore .