E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Shçerbakut, lista e këtillë e rëndësishme e projekteve të realizuara dhe planifikuara në mënyrë të dyanshme, krijojnë mundësi që të flitet për perspektivë reale në zhvillimin e bashkëpunimit investues ekonomik midis Rusisë dhe Maqedonisë.
Bashkėpunimi i Rusisė dhe Maqedonisė disponon me potencial tė madh








Zhvillimi gradual në marrëdhëniet bilaterale midis Federatës ruse (FR) dhe Republikës së Maqedonisë në më shumë drejtime ishte një prej karakteristikave kryesore që e shënuan vitin 2011. Udhëheqësia e Maqedonisë shumë herë ka shprehur bindje në atë se potenciali i bashkëpunimit të ndërsjellë midis Rusisë dhe Maqedonisë do të vazhdojë të realizohet për të mirën e popujve të dy vendeve, thekson ITAR-TASS në analizën e publikuar.

Siç sqaroi ambasadori i Rusisë në Republikën e Maqedonisë Oleg Shçerbak, lidhjet tregtaro-ekonomike midis dy vendeve paraqesin një prej komponentave kryesore në marrëdhëniet bilaterale në tërësi.

Ambasadori rus e nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm investues midis dy vendeve. Kështu, sipas tij, kompania "Lukoil" në territorin e Republikës së Maqedonisë ndërtoi 16 pompa bashkëkohore të benzinave, ka investuar mbi 40 milionë dollarë amerikanë, eksploatohen me sukses minierat "Buçim" dhe "Sasa" nga ana e kompanisë ruse "Solvej", investimi i të cilave tejkaloi 70 milionë dollarë amerikanë. Me pjesëmarrjen e kompanisë "Sintez grup" në mënyrë praktike ka përfunduar ndërtimi i centralit të kombinuar të gazit dhe ai termik TE-TO në Shkup, janë investuar mbi 200 milionë dollarë. Kompania "Silovie makina" e zbatoi rikonstruimin e agregateve energjetike të REK "Manastir", para ca kohe u lëshua në përdorim edhe blloku i dytë i centralit, ndërsa vlera e projektit është rreth 80 milionë dollarë. Ndërsa kompania "Kamelot", thekson ambasadori, me sukses e modernizoi fabrikën "Jugohrom", duke investuar rreth 50 milionë dollarë.

Në gusht të këtij viti kompania ruse "Protek" vendosi gurthemel për ndërtimin e fabrikës farmaceutike në territorin e zonës së lirë ekonomike "Bunarxhik", ndërsa investimi është rreth 7 milionë dollarë.

Sipas Shçerbakut, lista e këtillë e rëndësishme e projekteve të realizuara dhe planifikuara në mënyrë të dyanshme, krijojnë mundësi që të flitet për perspektivë reale në zhvillimin e bashkëpunimit investues ekonomik midis Rusisë dhe Maqedonisë.

Në tetor të këtij viti në Ohër, në kuadër të seancës së pestë të Komisionit ndërqeveritar të Rusisë dhe Maqedonisë për bashkëpunim tregtaro-ekonomik dhe shkencoro-teknik u mbajt takim i zëvendësministrit për zhvillim rajonal të Rusisë, Maksim Travnikov dhe zëvendësministrit dhe ministrit të Financave Zoran Stavreski. Dyja palët konstatuan tendenca pozitive dhe prezencë të potencialit të konsiderueshëm në bashkëpunimin ekonomik midis dy shteteve. Vëmendja kryesore iu kushtua punës së përbashkët në sferën e energjetikës, lidhjeve hekurudhore, turizmit dhe kulturës. Siç theksoi Stavreski, për Maqedoninë është i rëndësishëm për nga strategjia bashkëpunimi me Rusinë në sferën e energjetikës.

Si një ndër projektet më me perspektivë, me rëndësi të madhe për këtë sferë, ai fillimisht e theksoi ndërtimin e etapës së parë të rrjetit të gazpërçuesit në territorin e Maqedonisë, me pjesëmarrjen e kompanive ruse, me çka do të shfrytëzohen mjetet nga borxhi i Kliringut të Rusisë ndaj Maqedonisë, ndërsa më pas edhe inkuadrimi i Maqedonisë drejt gazpërçuesit ndërkombëtar "Rrjedha jugore". Përveç kësaj, shtoi Stavreski, shkruan ITARR TAS, në mënyrë konsekuente duhet të vazhdojë puna e zhvillimit të bashkëpunimit tonë të ndërsjellë me subjekte nga Rusia me qëllim që në Maqedoni të porositen mallra që s'janë lëndë të para nga Rusia, ndërsa pala ruse nga Maqedonia të blejë prodhime bujqësore. Me të u pajtua edhe Travnikov, duke shtuar se Qeveria ruse është e gatshme t'i japë mbështetje çdo iniciative të drejtuar nga zhvillimi i bashkëpunimit midis sipërmarrësve të Maqedonisë dhe kolegëve të tyre nga Rusia.

Në pajtim me të dhënat e fundit nga Enti shtetëror për statistikë të RM-së, vëllimi i këmbimit të mallrave midis Rusisë dhe Maqedonisë për 10-të muajt e vitit 2011 ishte 576,4 milionë dollarë amerikanë, prej të cilave pjesëmarrja e eksportit rus në Maqedoni ka qenë 543,1 milionë dollarë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në strukturën e mallrave të eksportit nga Maqedonia pozitë udhëheqëse marrin preparatet mjekësore. Në nivel të ulët mbeten dërgesat në Rusi të perimeve, pemëve dhe verërave të Maqedonisë.

Ky viti pra 2011-ta karakterizohej edhe me përforcimin e bazës së dakorduar ligjore në marrëdhëniet bilaterale në sferën e sigurisë. Kështu, më 25 gusht të këtij viti, gjatë vizitës së tij në Shkup, drejtori i Shërbimit federal për kontrollin e tregtisë me narkotikë (SHFKN) Viktor Ivanov dhe ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, nënshkruan marrëveshje midis këtyre dy institucioneve për bashkëpunim në luftën me tregtinë e paligjshme me narkotikë dhe substanca psikotrope. Në fund të tetorit në federatën Ruse dy ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Rusisë, Gordana Jankulloska dhe Rashid Nurgaliev nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim midis institucioneve të sigurisë të dy vendeve.

Publikuar: 20.12.2011 | 13:56
Lexuar: 1360 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime