Sipas të dhënave të fundit nga e premtja, kur janë ripërtërirë demonstratat, të vrarë janë 14 persona, ndërsa dëshmitarët okular konfrimojnë se numri i viktimave do të jetë shumë më i madh pas operacionit të sotëm, pasi që, siç konfirmojnë qindra persona janë në gjendje të rëndë.
Armata egjiptiane dhe policia në llogarinë më të ashpër nga ripërtërirja e protestave në Kajro në mëngjes hapën zjarr mbi demonstrantët të cilët që pesë ditë me radhë nga sheshi Tahrir kërkojnë largim urgjent të regjimit ushtarak.
"Qindra pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe ushtrisë kanë hyrë në sheshin dhe kanë filluar të gjuajnë. Ata i shpërndanë demonstrantët dhe dogjën gjithçka që gjetën në rrugë, duke i përfshirë edhe rezervat e barnave dhe batanijeve", deklaroi njëri nga dëshmitarët okular.
Para aksionit më të ri të forcave të sigurisë demonstrantët tentuan që ta rrënojnë murin, të cilin ushtria e ngriti që t'i parandalojë të afrohen drejt ndërtesës së Parlamentit.
Disa politikanë dhe anëtarë të Parlamentit tentuan të afrohen drejt sheshit, por në të nuk patën sukses, pasi që forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstrantëve.
Sipas të dhënave të fundit nga e premtja, kur janë ripërtërirë demonstratat, të vrarë janë 14 persona, ndërsa dëshmitarët okular konfrimojnë se numri i viktimave do të jetë shumë më i madh pas operacionit të sotëm, pasi që, siç konfirmojnë qindra persona janë në gjendje të rëndë.
Autoritetet ushtarake kumtuan se 164 persona janë arrestuar, përderisa mediat shtetërore egjiptiane lajmërojnë se janë të arrestuar 123 persona për shkak të dhënies së rezistencës gjatë arrestimeve dhe sulmit mbi ushtrinë dhe policinë.
Organizata "Raportues pa kufi", kumtoi se përdorimi sistematik i forcës ndaj gazetarëve i ndalon punonjësit medial të vijnë deri te informatat për ndodhitë në Tahrir.