E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hovit në fund të deklaratës theksoi se zyrtarisht e ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me përdorimin e prapashtesës "maqedonase" me respektimin e plotë të gjuhës maqedonase, identiteit maqedonas dhe traditës maqedonase.
Hovit: Urgjentisht,  t'i miratohet Maqedonisė datė pėr fillimin e negociatave me BE-nė







Urgjentisht, pa prolongim, pa hamendje dhe kualifikime shtesë t'i miratohet Republikës së Maqedonisë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, deklaroi për MIA-n raportuesi i Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë Riçard Hovit.

Këtë e kërkoi edhe nga kolegët e tij, duke prezantuar Raportin për përparimin e Maqedonisë në Komisionin për punë të jashtme të PE-së në Bruksel.

Hovit, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, e potencoi rëndësinë e aktvendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila nga ana e Parlamentit Evropian është respektuar tërësisht dhe në atë kontekst shprehu kënaqësi që nga ana e autoriteteve të Maqedonisë është pranuar si përmbushje e drejtësisë, pa triumfim shtesë.

"Nëse njëra palë ndjehet si humbës, vështirë se mund të arrihet marrëveshje", deklaroi Hovit. Ai theksoi se nuk mundet një shteti t'i imponohet një qëndrim i caktuar apo kërkesë, duke menduar me këtë rast ndryshimin e emrit të Maqedonisë, nëse vendi konsideron se kjo është e padrejtë dhe e papranueshme.

Megjithatë, sipas tij, nuk ekziston rrugë e shkurtë, por zgjidhja është e mundur dhe pritet së shpejti, presioni për zgjidhjen e kontestit do të vazhdojë nga të dyja palët, si nga Qeveria e Shkupit, ashtu edhe Athinës.

Hovit në fund të deklaratës theksoi se zyrtarisht e ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me përdorimin e prapashtesës "maqedonase" me respektimin e plotë të gjuhës maqedonase, identiteit maqedonas dhe traditës maqedonase.

Ai dërgoi apel deri te Komisioni Evropian për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në raportin e ardhshëm për përparmin e shtetit.

Publikuar: 20.12.2011 | 16:25
Lexuar: 341 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime