Të pranishmit thanë se edhe sot e kësaj dite, shumë njerëz ende ballafaqohen me mungesën e dokumenteve personale, ndërsa ministri Spiro Ristovski theksoi se në Maqedoni anëtarët e bashkësisë etnike rome janë më të prekurit nga kjo çështje problematike.
Çdo njeri ka të drejtë të regjistrohet në regjistrin amë, të marrë nënshtetësi dhe çdo dokument tjetër identifikimi, me qëllim të realizimit të drejtave të tjera që i takojnë.
Kështu u tha gjatë prezantimit të sotëm të publikimit E drejta për të pasur të drejta, realizuar nga UNHCR-ja në bashkëpunim me ministrinë e Punës dhe Politikës dhe Sociale, asaj të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqata të ndryshme të qytetarëve.
Të pranishmit thanë se edhe sot e kësaj dite, shumë njerëz ende ballafaqohen me mungesën e dokumenteve personale, ndërsa ministri Spiro Ristovski theksoi se në Maqedoni anëtarët e bashkësisë etnike rome janë më të prekurit nga kjo çështje problematike.
Problemi i romëve për të marrë dokumente identifikimi është identifikuar nga Qeveria e Maqedonisë, e cila erdhi në përfundimin se problemi nuk është i natyrës teknike por duhet vullnet politik që ai të tejkalohet. Me këtë rast është formuar grup pune nga ministria e Punës Sociale i cili ka përgatitur rekomandime për tejkalimin e këtij problemi. Rekomandimet do ti dorëzohen Qeverisë, dhe ato duhet të realizohen deri në fund të vitit 2012, deklaroi Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Politikës Sociale .
Edhe pse është ulur numri i personave të cilët kanë nevojë për ndihmë në zgjidhjen e problemit për nënshtetësi ose dokumente të tjera, shpresoj se në të ardhmen intensiteti i bashkëpunimit të institucioneve të interesuara në këtë sferë, do të vazhdojë pa ndërprerje, tha Nadica Velevska, përfaqësues e MPB-së.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian tha këtë rast se shteti duhet të përdorë resurset që ka për të zgjidhur problemin.
Personat të cilët nuk kanë dokumente personale ballafaqohen me shumë probleme të mëdha. Ata nuk mund të shfrytëzojnë sigurimin shëndetësor, nuk mund të mbarojnë shkollimin e duhur, nuk kanë të drejtë vote dhe shumë të tjera. Shteti duhet të përdorë resurset që ka dhe të ballafaqohet më këtë problem, i cili më i theksuar është në popullatën rome, u shpreh Dieter Thiel, përfaqësues i BE-së.
Ndërkohë, në botë ka mbi 12 milionë njerëz të cilët nuk kanë nënshtetësi dhe nuk mundë të realizojnë të drejtat e tyre. Gjatë projektit të realizuar nga UNHCR-ja është siguruar ndihmë juridike për më shumë se 4 300 persona që nuk kanë poseduar asnjë lloj dokumenti.