E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi i naftës ka rënë kanë rënë poshtë shifrës 60 dollarë për fuçi në një kohë kur janë rritur shqetësimet lidhur me dobësinë e ekonomisë globale.
Ēmimi i naftės shkon drejt rėnies









Çmimi i naftës ka rënë kanë rënë poshtë shifrës 60 dollarë për fuçi në një kohë kur janë rritur shqetësimet lidhur me dobësinë e ekonomisë globale.
Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për herë të parë, iu desh të marrë marrë hua më shumë se njëtrilion dollarë brenda një viti - që është njëmijë miliard dollarë.
Ky vendim u mor për të financuar defiçitin shumë të lartë të buxhetit.
Tani që gjithnjë e më shumë amerikanë kanë mbetur jashtë pune, pagesat e taksave janë ulur dhe janë rritur shpenzimet për papunësinë.
Analistët thonë se rënia e çmimit të naftës, në mënyrë të shpejtë në dy javët e fundit, reflekton shqetësimet se recesioni global tregon pak shenja se po largohet.
Megjithë optimizmin nga organizata OECD, ka ende shumë sinjale kontradiktore lidhur me gjendjen e ekonomisë globale dhe perspektivën e një rimbëkëmbjeje afatgjatë.
Rënia me më shumë se një të dhjetën e çmimit në ditët e fundit riforcon këtë pasiguri si shkak dhe efekt.
Çmimi i naftës u ngrit me 40% nga marsi deri në qershor, duke kapur shifrën 73 dollarë për fuçi.
Po kështu u shtuan edhe komentet lidhur me rolin e fondeve private të investimeve dhe spekulatorëve në dyfishimin e çmimit në mënyrë kaq të shpejtë.
Tani analistët janë duke parashikuar që çmimi të kthehet në vlerën 55 dollarë për fuçi dhe të qëndrojë në këtë shiftër derisa të ketë tregues më të mirë për rimëkëmbjen e ekonomisë globale. /bbc/

Publikuar: 14.07.2009 | 04:26
Lexuar: 441 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime