Sipas rezultateve preliminare nga testet për lëndët eksterne, që sot në konferencë shtypi i prezantoi Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA), ndërsa njëkohësisht janë publikuar edhe në shkollat dhe në ueb faqen www.matura.gov.mk, tek gjuha amtare ka përmirësim sepse numri është më i vogël i maturantëve të cilët nuk e kanë dhënë provimin për këtë lëndë, por nota mesatare e atyre që e kanë dhënë është midis 3 dhe 4.
Prej rreth 16.734 maturantë të cilët në qershor e dhanë maturën shtetërore, 4,6 për qind nuk e kanë dhënë provimin gjuhë amtare. Përqindja më e lartë e atyre që nuk e kanë dhënë (10,3 nga 4.247 nxënës) ka në testin për gjuhë shqipe, me mësim gjuhën turke nuk e kanë dhënë 4,2 për qind nga 310 kandidatë, ndërsa në gjuhën maqedonase nga 12.177 nxënës njësh kanë marrë 2,6. Me notë më të lartë 5 gjuhë maqedonase kanë dhënë 5,5 për qind, shqip 2,5 dhe turqisht 6,8 për qind.
Sipas rezultateve preliminare nga testet për lëndët eksterne, që sot në konferencë shtypi i prezantoi Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA), ndërsa njëkohësisht janë publikuar edhe në shkollat dhe në ueb faqen www.matura.gov.mk, tek gjuha amtare ka përmirësim sepse numri është më i vogël i maturantëve të cilët nuk e kanë dhënë provimin për këtë lëndë, por nota mesatare e atyre që e kanë dhënë është midis 3 dhe 4.
Gjuhë e huaj (angleze, gjermane, frenge ose ruse) nuk e kanë dhënë 9,1 për qind prej gjithsej 12.175 kandidatë. Prej tyre, më shumë që se kanë dhënë, si dhe vitin e kaluar, ka në testin për gjuhë franceze (31,4 për qind nga 411 nxënës), angleze nuk e kanë dhënë 8,3 për qind nga 960 kandidatë, gjermane 7,9 për qind nga 165 nxënës, dërsa gjuhë ruse nuk ka kaluar vetëm një maturant ose 1,7 për qind nga 58 të cilët e kanë dhënë testin. Gjuhë angleze dhe gjermane më së shumti e kanë dhënë me notë 4 (36,5 dhe 32,1), në gjuhën frenge është numri më i madh i atyre që nuk e kanë dhënë testin, ndërsa tek gjuha ruse më shumë nxënës e kanë dhënë testin me notë 3 (36,2).
Si edhe vitin e kaluar, rezultate më të dobëta janë arritur në lëndën matematikë - nivelin themelor nuk e kanë dhënë 24,1 për qind nga 4.288 nxënës, ndërsa notë njësh në nivelin avancues kanë marrë 17,2 për qind nga 116 kandidatë. Më shumë nxënës nivelin themelor e kanë kaluar me notë 2 dhe 3 (për qindje e barabartë prej 27,6 për qind), ndërsa tek niveli avancues më së shumti e kanë kaluar me notë 3 (25,0), por e lartë është për qindja e atyre që e kanë kaluar testin me notë 2 (24,1).
Për herë të parë këtë vit maturë dhanë edhe maturantët e shkollave artistike, të cilët në vend të matematikës zgjodhën estetikë ose flozofi. Për të dy lëndës nuk ka që nuk e kanë kaluar testin, ndërsa pjesa më e madhe e nxënësve kanë marrë notë 4 - në lëndën estetikë 57,1 për qind, ndërsa filozofi notë 4 kanë marrë 46,7 për qind.
Edhe pse ishin të paraqitur 17.500 maturantë, në testim kanë qenë 16.734, ndërsa rreth 800 ose 5,6 për qind nuk kanë paraqitur në provimet.
Tek të gjitha lëndët mësimore kufiri i dhënies së testit (minimum pikë për notë kaluese) është rritur për një deri dy pikë krahasuar me vitin e kaluar - tek lëndët amtare ajo është më e lartë 42 pikë, për gjuhë të huaja dhe për estetikë dhe filozofi është 33 pikë. Për nivel themelor dhe avancues matematikë për dhënie të provimin nevojiteshin së paku 23 pikë.
Rezultatet nga matura janë publikuar në faqen www.matura.gov.mk, ndërsa nxënësit e pakënaqur ankesa mund të parashtrojnë nesër dhe pasnesër prej orës 8 deri në orën 15 deri te Komisionit shkollor i maturës, i cili më pas i dërgon deri te BZHA-ja. Këtë vit çmimi i ankesës është më i ulët për 30 për qind dhe është 1.400 denarë. Mjetet do t'u kthehen nxënësve ankesat e të cilëve do të jenë me baza. Për dhjetëra ditë duhet të përfundojnë të gjitha procedurat dhe më 24 korrik në shkollat e mesme do të publikohen rezultatet përfundimtare nga pjesa eksterne e maturës shtetërore në afatin e qershorit.
Drejtoresha e BZHA-së Vesna Horvatoviq, theksoi se do të bëhet analizë për arsyet për rezultatet e dobëta në lëndën e matematikës dhe do të ndërmerren masa që të mos përsëritet tendenca e këtillë e testeve për këtë lëndë.
"Mendoj se duhet të përmirësohet diçka në arsimin inicues të mësimdhënësve. Do të bëhet edhe analizë e programeve mësimore dhe të programeve të provimeve dhe testeve. Do të fillojmë me fushatë më agresive për trajnim dhe ndihmë profesionale të mësimdhënësve të cilët e ligjërojnë lëndën matematikë", tha Horvatoviq.
Ajo është e kënaqur që në vitin e dytë nga vendosja e maturës shtetërore Maqedonia nuk është në fund. Në një pjesë të vendeve evropiane, në vitin e parë kur e kanë vendosur maturën shtetërore, kufiri ka qenë në 10 ose 15 pikë. Kjo do të thotë se sistemi ynë arsimor jep cilësi", tha drejtoresha e Byrosë për zhvillim të arsimit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov, i cili të shtunën e mori funksionin nga Pero Stojanovski, theksoi se rezultatet nga matura shtetërore në përgjithësi janë përmirësuar nga viti i kaluar.
Afati i dytë për dhënien e maturës shteërore është caktuar për më 13 gusht, kur nxënësit do ta japin testin për gjuhën amtare, dhe 15 gusht, për kur është paraparë dhënia e provimit të lëndës së dytë të obligueshme - matematikë ose gjuhë e huaj.