E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çdo metropol ka superheroin që meriton, kështu edhe Bangkoku, që është ndërtuar mbi paratë e pista, aleancat e errëta, raporte frike dhe devocioni, e mbi të gjitha nga korrupsioni që ka prekur çdo majë të shoqërisë.
Politikanėt, prostituta qė shesin popullin





Çdo metropol ka superheroin që meriton, kështu edhe Bangkoku, që është ndërtuar mbi paratë e pista, aleancat e errëta, raporte frike dhe devocioni, e mbi të gjitha nga korrupsioni që ka prekur çdo majë të shoqërisë. E kush mund ta shpëtonte? Askush tjetër përveçse një njeriu me emrin Chuwit Kamolvisit, dikur pronari i qendrave të masazheve, sot, një pikë e rëndësishme në krah të qeverisë, një informator i autoriteteve dhe një inkurajues i masave. Në zgjedhjet e fundit, partia e tij, Rak Thailand (Duaje Tailandën), arriti të merrte katër vende në Parlament, një rezultat ky që i habiti të gjithë, duke nxjerrë në dritë neglizhencën e shtresës së mesme tajlandeze kundrejt dy partive kryesore në vend: demokratëve të drejtuar nga Abhisit Vejjajiva dhe Pheu Thai, drejtuar nga Kryeministrja Yingluck Shinawatra. Komuniteti ndërkombëtar vazhdon të dridhet për situatën në vend, ndërkohë që banorët e Bangkokut për momentin po shijojnë spektaklin e Chuwit, deri sa të zgjasë.

Rikthimi i Chuwit

Nofka "protektor" nuk e shqetëson: "Nuk ka problem, kam qenë i tillë. Të gjithë e njohin të kaluarën time, kam qenë pronar i shumë qendrave masazhimi. I kam shitur të gjithë, por nuk mund të ankohem se përse njerëzit vazhdojnë të më thërrasin ende kështu. Megjithatë, politikanët janë shumë më keq se protektorët, madje më keq se vetë prostitutat. Këto të fundit unë i adhuroj, sepse shesin diçka që u përket: trupin e tyre. Kurse politikanët shesin vendin e tyre dhe gjithçka që i përket popullit". Për momentin, e vetmja lidhje me famën, është qeni i tij i racës terrier, Motomoto. Qeni ka marrë pjesë në mënyrë aktive në fushatën e Chuwit, dhe ka qenë protagonist i manifestimeve të tij elektorale më të diskutuar dhe vlerësuar. "E përdora qenin tim si simbol të besnikërisë dhe ndershmërisë. Vlera që nuk gjenden te politika". Rikthimi i Chuwit në politikë la gojëhapur shumë njerëz që në 2008-n e cilësonin si të mbaruar. Në atë kohë garonte për t'u bërë guvernator i Bangkokut, por u detyrua të dilte nga skena me reputacion të shkatërruar dhe duart e njollosura me gjak. Për shumë të tjerë është mrekulli që është ende gjallë, duke marrë në konsideratë numrin e policëve, zyrtarëve të ushtrisë dhe njerëzve të pushtetit që i ka diskretituar publikisht. Kryqëzata e tij e fundit ishte kundër rrjetit të kazinove të paligjshme që kanë lulëzuar në Bagdad, e ku janë përfshirë edhe politikanë të njohur në vend. Por nuk është hera e parë që lideri i "Rak Thailand party" bën të shpërthejë një skandal i lidhur me kazinotë që kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë politik, duke shkarkuar shumë funksionarë të lartë. Kohët e fundit Gjykata e Lartë urdhëroi sekuestrimin e rreth 81 mijë eurove nga llogaria e Chuwit, i akuzuar se është përfshirë në një rrjet prostitucioni. Sipas gjykatësve, Chuwit nuk ka dhënë informacionin e nevojshëm se nga kanë ardhur paratë. Avokatët e tij e bazuan mbrojtjen në faktin se qendrat me masazhe janë aktivitete të ligjshme, por, sipas gjyqtarëve, ka prova shkencore që këto struktura në të vërtetë ishin bordello: vetëm në 2002-shin ishin harxhuar rreth 100 mijë euro për blerjen e prezervativëve.

Çudia

Chuwit nuk e priste të merrte katër vende në Parlament në zgjedhjet e fundit, por gjithsesi nuk është i befasuar nga fitorja e tij personale. "U prezantova si një person konkret. Politikanët tajlandezë janë shumë të pafytyrë. Flasin e flasin, por nuk bëjnë asgjë". Lufta kund korrupsionit ishte element thelbësor i fushatës së tij. "Në Tajlandë korrupsioni përfshin funksionarët publikë, politikanët, policinë. Por askush nuk flet". Është e çuditshme të dëgjosh fjalë të tilla nga një njeri që e ka pranuar shumë herë se ka paguar shuma marramendëse për të korruptuar të gjithë funksionarët publikë. "Unë e njoh korrupsionin më mirë se kushdo tjetër dhe ndaj mund të jem i dobishëm. Për të kapur një hajdut duhet një hajdut". Ai pranon se nuk është një superhero, as një njeri i jashtëzakonshëm. "Thjesht mund të flasë për argumente që askush nuk mundet. Këtu njerëzit kanë frikë dhe nëse del hapur do të kesh pasoja të tjera: o do të vrasin ty, o do të vrasin familjen tënde. Nuk të ngelet veçse të zgjedhësh. Unë e di që këtu kam shumë armiq, ndaj mundohem gjithmonë të jem i kujdesshëm".

Publikuar: 22.12.2011 | 14:37
Lexuar: 729 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime