E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në lidhje me komunën e Pllasnicës, sqaroi se Ministria e Vetëqevrisjes Lokale do t'i ndihmojë gjatë shfrytëzimit të volitshmërisë për formimin e bashkëpunimit ndëkomunal që t'i tejkalojë problemet administrative dhe të mundet edhe ajo të hyjë në fazën e dytë të decentralizimit fiskal.
Pesė komuna hyjnė nė fazėn e dytė nga decentralizimi fiskal


Pesë komuna nga 1 janari i vitit 2012 hyjnë në fazën e dytë nga decentralizimi fiskal. Bëhet fjalë për Ohrin, Dellçevën, Vinicën, Vraneshnicën dhe Zhelinën. Nga të gjitha komunat në vend mbetet edhe Pllasnica t'i plotësojë kushtet që do të marrë ndihmë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Këtë e kumtoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale Sasho Stefanovski para takimit të sotëm të Grupit punues për decentralizimin në përbërje të re, në të cilën marrin pjesë sekretarët shtetëror të gjitha ministritë në vend dhe anëtarë të tjerë të deleguar nga institucionet më të rëndësishme për procesi e decentralizimit.

Ai shtoi se këto komuna me hyrjen në fazën e dytë do të marrin një numër më të madh të obligimeve dhe mundësive të cilat mund t'i zbatojnë në periudhën e ardhshme, gjegjësisht do të kenë mundësi më të madhe të udhëheqin me financat e tyre, me kredi për të marrë hua, si dhe të ndërtojnë rejtingun e tyre kreditor.

Në lidhje me komunën e Pllasnicës, sqaroi se Ministria e Vetëqevrisjes Lokale do t'i ndihmojë gjatë shfrytëzimit të volitshmërisë për formimin e bashkëpunimit ndëkomunal që t'i tejkalojë problemet administrative dhe të mundet edhe ajo të hyjë në fazën e dytë të decentralizimit fiskal.

Krahas kësaj Stefanovski informoi se në pajtim me Programin për decentralizimin e vitit 2012-2014, do të punohet në komuna, pa dallim nëse bëhet fjalë për komunë rurale apo urbane , t'i standardizojnë shërbimet të cilat u ofrojnë shfrytëzueseve të tyre, transferimin më të madh të kompetencave të komunave dhe me këtë nxitjen e rritjes ë zhvillimit ekonomik lokal, përmes hapjes së Biznes inkubatorëve, formimin e qendrave të bizneseve, si dhe promovimin në panaire të punës.

Në lidhje me transferimin e menaxhimit me tokën ndërtimore shtetërore nga ana e komunave, ai informoi se 70 për qind e komunave në vend i kanë plotësuar kushtet. Katërmbëdhjetë komuna mund të disponojnë me tokën ndërtimore, që është gjithashtu, në funksion të decentralizimit. Edhe një pjesë e mirë e komunave i plotësojnë kushtet ashtu që në përudhën e ardhshme ky numër do të rritet, theksoi Stefanoski para fillimit të takimit të grupit punes për decentralizim.

Publikuar: 22.12.2011 | 15:53
Lexuar: 443 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime