Sali Berisha kryeministër, Lulzim Basha zëvëndës i tij, Jozefina Topalli ministre e Jashtme dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit.
Katër ministritë që do të marrë LSI-ja dhe kush do të jenë ministrat e rinj të PD-së dhe ata që largohen.
Sali Berisha kryeministër, Lulzim Basha zëvëndës i tij, Jozefina Topalli ministre e Jashtme dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit.
Katër ministritë që do të marrë LSI-ja dhe kush do të jenë ministrat e rinj të PD-së dhe ata që largohen.
Komandanti i kabinetit të ri ekzekutiv do të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Dhe mësohet që zëvendëskryeministër do të bëhet ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha.
Ndërkohë që katër portofola ministrorë t marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të qeverisë bashkë me Partinë Demokratike.
Kështu, në krye të Ministrisë së Integrimit pritet të jetë përfaqësuesi i LSI-së, Edmond Haxhinasto; ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili; ministër i Energjetikës, Dritan Prifti; dhe në krye të Ministrisë së Brendshme do të vihet Sokol Dervishaj.
Ndërkaq, që ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të udhëheqë Ministrinë e Jashtme, pasi në vendin e saj do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Tek Ministria e Financave, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Transporteve nuk do të ketë ndryshime, në krye të tyre do të jenë të njëjtët ministra që janë në qeverinë aktuale.
Duket se kabineti i ri qeveritar do të ketë shumë ndryshime si në përbërje ashtu edhe në format. Kështu, disa ministri janë ndarë për të formuar dy ministri të ndryshme. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ndarë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me në krye Majlinda Bregun, si edhe në Ministrinë e Turizmit me në krye Albana Vokshin.
Gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të ndahet në Ministrinë e Ekonomisë me në krye Genc Rulin dhe në Ministrinë e Energjetikës të kryesuar nga Dritan Prifti.
Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes pritet të jetë Genc Pollo, i cili do të zërë vendin Gazmend Oketës dhe në Ministria e Arsimit pritet ti jepet Myqerem Tafajt, një nga këshilltarët e Berishës për arsimin.
Ministër i Punës dhe i Shanseve të Barabarta pritet të jetë Spiro Ksera dhe ministër Mjedisi, Fatmir Mediu. Ndërkohë që Ilir Rusmali do ti rikthehet sërish Ministrisë së Drejtësisë.