E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Pinter tha se Hungaria shpreh dëshirë për vëllazërimin e komunave hungareze me komuna ne Maqedoni. Në janar të vitit të 2012 do të realizohet takim mes ministrit Bejta dhe ambasadorit Hungarez, që konkretisht të punohet në këtë temë.
Ministri Bejta nė Budapest u takua me ministrin hungarez tė Punėve tė Brendshme















Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Republikës së Maqedonisë, Nevzat Bejta sot qëndroi për vizitë zyrtare në Hungari, me ç'rast u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Hungarisë Sandor Pinter.

Bejta e falënderoi për ftesën dhe pritjen homologun e tij dhe biseduan për mundësitë e thithjes së fondeve evropiane nga ana e Maqedonisë.

Në këtë rast Republika e Hungarisë dhe ministri Pinter i ofruan ministrit Bejta që administrata e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të dërgohet në trajnim në Hungari, me qëllim që administratorët të mësojnë nga përvojat hungareze për t’i thithur më lehtë mjetet e IPA fondeve të Unionit Evropian.
Ministri Bejta në Budapest u takua me ministrin hungarez të Punëve të Brendshme
Në të ardhmen u la që të përgatiten "Twining programs" programe të përbashkëta midis Maqedonisë dhe Hungarisë.

Ministri Pinter tha se Hungaria shpreh dëshirë për vëllazërimin e komunave hungareze me komuna ne Maqedoni. Në janar të vitit të 2012 do të realizohet takim mes ministrit Bejta dhe ambasadorit Hungarez, që konkretisht të punohet në këtë temë.

Një temë tjetër që u diskutua në takimin midis ministrit Bejta dhe ministrit Pinter ishte edhe zhvillimi rajonal. Bejta tha se Republika e Maqedonisë ka ligj për zhvillim të barabartë rajonal dhe se në bazë të këtij ligji qendrave rajonale duhet t'u ndahet 1 për qind nga Bruto prodhimi vendor.

Publikuar: 22.12.2011 | 19:47
Lexuar: 783 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime