E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi kryesor i projektit është menaxhimi apo administrimi i qëndrueshëm me resurse ujore në pellgun e lumit Bregallnicë, gjatë së cilit do të vendoset një kuadër adekuat për menaxhim në pajtueshmëri me Ligjin e ri të ujrave, ligj ky i orientuar drejt standardeve europiane.
Nėnshkrimi i marrėveshtjes bilaterale pėr Projektin pėr menaxhimin me pellgun e lumit Bregallnicė


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Ljupço Dimovski si përfaqësues të Maqedonisë dhe ambasadori i Konfederatës së Zvicrës Stefano Llazaroto nënshkruajtën marrëveshjen bilaterale për projektin për menaxhimin me pellgun e l. Bregallnicë. Në aktin e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski.

Duke pas parasysh bashkëpunimin shumëvjeçar dhe përkrahjen e Qeverisë së Zvicrës për realizim të suksesshëm të projekteve infrastrukturore për ujra, gjithashtu duke pas parasysh edhe përvojën që e kanë në menaxhimin me pellgjet ujore, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujra, realizuan bashkëpunim me Sekretariatin Shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës – SECO , i cili do të të ndihmojë në vendosjen e projektit për menaxhimin e pellgut të lumit Bregallnicë si pilot projekt nga I cili më tutje do të nxirren përvojat konkrete.

Projekti përbëhet prej dy komponenteve, edhe ate komponentës 1, përmes së cilës do të sigurohet zhvillim institucional me qëllim të themelimit dhe punës së suksesshme të “trupit” për menaxhim me pellgun ujor të lumit Bregallnicë si dhe komponentës 2, në kuadër të së cilës do të realizohet planifikimi dhe zbatimi I projekteve të vogla infrastrukturore për ujra.

Përmes realizimit të komponentës së parë në fakt do të sigurohet përvoja konkrete në implementimin e Ligjit të ri të ujrave.
Nënshkrimi i marrëveshtjes bilaterale për Projektin për menaxhimin me pellgun e lumit Bregallnicë

Edhe pse Ligji për ujra e përcakton strukturën organizative si dhe përgjegjësinë për menaxhim me pellgjet ujore, në Maqedoni nuk ekzistojnë përvoja të ngjajshme për implementim dhe aksione konkrete. Përmes komponentës së dytë, do të mbështeten edhe komunat të cilat gjeografikisht janë të lidhura apo që gjenden në pellgun e lumit Bregallnicë, për realizimin e projekteve të vogla infrastrukturore për ujra (p.sh., përmirësimin e kualitetit të ujrave që kanë për qëllim furnizimin me ujë të pijshëm).

„Qëllimi kryesor i projektit është menaxhimi apo administrimi i qëndrueshëm me resurse ujore në pellgun e lumit Bregallnicë, gjatë së cilit do të vendoset një kuadër adekuat për menaxhim në pajtueshmëri me Ligjin e ri të ujrave, ligj ky i orientuar drejt standardeve europiane.

Përmirësimi i menaxhimit me ujra, realisht pritet që të ketë ndikim në krijimin e kushteve stabile ekonomike në këtë zonë„ theksoi ministri Ademi në fjalimin e tij përshëndetës.

Buxheti total për realizimin e këtij projekti është 5.270.000 CHF (Franga Zvicerane), prej të cilave Zvicra do të sigurojë grant prej 4.460.000 CHF. Kofinansimi nga ana e Maqedonisë është në vlerë 810.000 CHF. Kohëzgjatja totale e projektit do të jetë 3.5 vite, ndërsa shfrytëzues të drejtpërdrejtë janë 12 komuna në pellgun e lumit Bregallnicë dhe të dy ministrit.

Publikuar: 22.12.2011 | 21:49
Lexuar: 409 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime