E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe natyra mbajti zi për liderin e Koresë së Veriut. 10 FAKTE të çuditshme për klanin Kim
Edhe natyra mbajti zi pėr liderin e Koresė sė Veriut







Pas vdekjes së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Il, janë vërejtur disa fenomene të çuditshme natyrore, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Në një liqen të famshëm, akulli u ça me një zhurmë aq të tmerrshme, sa u trondit qielli e toka, kurse mbi majën e një mali të shenjtë u shfaq një dritë misterioze, raporton agjencia.

Siç raporton BBC, kulti i personalitetit që rrethon Kim Jong Il është thuajse hyjnor.

Agjencia shtetërore thotë se një stuhi dëbore goditi vendin pas vdekjes së Kim Jong Il dhe akulli në një liqen pranë vendlindjes së tij u thye me një zhurmë tronditëse.

“Stuhia përfundoi papritur dhe në agimin e së martës, një mesazh u pa i gdhendur në gur: “Mali Paektu (ku lindi Kim Jong Il), mali i shenjtë i revolucionit. Kim Jong Il”. Mesazhi shkëlqente. Ai qëndroi ashtu deri në mbrëmje,” raporton agjencia shtetërore.

Natën që ai vdiq, një lejlek qëndroi mbi statujën e Kim Jong Il duke sfiduar të ftohtin e acartë dhe mbajti zi. “Edhe lejleku vajtoi për humbjen e Kim Jong Il, lindur në qiell,” raporton agjencia.

Ndërkohë, edhe kur Kim Jong Il lind, u fol për një yll që shkëlqeu dhe për një dallëndyshe që fluturoi për të dhënë lajmin.

Agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë nisur ndërkohë që të vënë në dyshim lajmin se ai vdiq në tren, pasi treni nuk doli kurrë nga kryeqyteti. Megjithatë agjencitë janë nën presion pasi nuk arritën të raportonin për vdekjen e tij.

Më poshtë gjeni dhjetë fakte interesante për klanin Kim.

-Kim Jong Il nuk vuante vetëm nga diabeti dhe tensioni i gjakut, por ai kishte edhe frikë nga udhëtimi me avion, ishte miop dhe ishte në varësi të alkoolit dhe seksit

-Kim Jong Il nuk pëlqente vetëm operën, por edhe kinemanë. Vetë kishte përgatitur dy skenarë filmash me titujt: “Deti i gjakut” dhe “Një bijë e vërtetë e partisë”

-Ishte i fiksuar pas kafshëve, sidomos kuajve dhe qenve. Kishte shpenzuar për një vit rreth 200 mijë dollarë për kujdesin ndaj qenve të tij

-Pëlqente alkoolin, sidomos verën dhe uiskin e shtrenjtë. Nga Franca kishte blerë në vitin 2010 rreth 600 shishe verë nga më e mira. Në listën e blerjeve ishte edhe uiski Hennessey

-Kur luajti për herë të parë golf, sipas mitit komunist, ai realizoi pesë ‘hole-in-ones’, diçka që nuk e ka arritur asnjë golfist profesionist

-Djali i tij, pasuesi Kim Jong Un, shkoi në një konvikt në Zvicër për ca kohë. Atje ishte një nxënës i dobët, nuk dinte anglishte, nuk i merrte provimet, por i pëlqente basketbolli, filmat aksion me Zhan Klod Van Dam dhe video- lojërat

-Kim Jong Il ka kompozuar dy opera. Madje ka dirigjuar gjashtë opera

-Kur lindi Kim Jong Il thuhet se dolën dy ylberë në qiell dhe u ngrit një yll

-Kim Jong Il pati tre gra, por kishte edhe një aferë me sekretaren e tij, një ish- pianiste

-Kim Jong Il kishte edhe një këngë tijën, ajo quhej “Nuk ka atdhe pa ty” dhe luhej shpesh në rrugët e Pjongjangut

Publikuar: 23.12.2011 | 12:10
Lexuar: 384 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime