E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipërmarrësit e çmimit të parë morën statuja të arta dhe kupon për aktivitete të marketingut në vlerë prej 60.500 denarë, ndërsa sipërmarrësit e çmimit ë dytë morën statuja të argjendta dhe kupon për aktivitete të marketingut prej 25.000 denarëve.
Shpallen sipėrmarrėsit mė tė mirė pėr vitin 2011








Dimitar Seizov menaxher i produksionit të filmit Munlajt e sipërmarrës i vitit në kategorinë ndërmarrje mikro, ndërsa Jure Gorgiev, pronar i qendrës blerëse Fungi Flora nga Radovishi është shpallur për sipërmarrës në kategorinë ndërmarrje të vogla.

Në kategorinë mikro ndërmarrje çmimin e dytë e mori Eleonora Nastova - Dimova, menaxhere e minierës "Doshnica" nga Negotina, ndërsa te ndërmarrjet e vogla çmimin e dytë e mori Ismail Osmani, pronar i ndërmarrjes ndërtimore "Hulusi Komerc" nga Kumanova.

Sipërmarrësit e çmimit të parë morën statuja të arta dhe kupon për aktivitete të marketingut në vlerë prej 60.500 denarë, ndërsa sipërmarrësit e çmimit ë dytë morën statuja të argjendta dhe kupon për aktivitete të marketingut prej 25.000 denarëve.

Krahas këtyre çmimeve Furrës - Vel nga Velesi i është ndarë pllaka për ndërmarrje më inovative në vitin 2011. Çmimin e ndau ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.

Paraselektimi për zgjedhjen e "Sipërmarrësit të vitit 2011" është bërë në bazë të të dhënave nga Regjistri qendror. Në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2010, 110 ndërmarrje mikro dhe të vogla kanë realizuar rritje në bazë të numrit të të punësuarve, të ardhura të përgjithshme, përfitime dhe investime, ndërsa zgjedhja e përfundimtare ka përfshirë sipërmarrës të cilët kanë shprehur interes për dorëzimin e të dhënave përmes pyetësorit, vizitës në terren, analizës dhe rezultatit, në pajtim me kriteret e konfirmuar kohë më parë.

Çmimet janë ndarë mbrëmë në Shkup. Çmimi ndahet për të pestën herë, ndërsa qëllimi është që të inkurajohet fryma e sipërmarrësit përmes promovimit të shembujve të suksesshëm. Organizatorë janë Bashkimi i odave ekonomike në Maqedoni, Fondacioni zhvillimor i Maqedonisë, Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore dhe Projekti për ndërmarrje Mikro dhe të Vogla të USAID Maqedonisë, i zbatuar nga Qendra për zhvillim të sipërmarrësve dhe menaxherëve. Koorganizatorë janë:Biznes asociacioni evropian, Qendra kombëtare për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës dhe Agjencia për mbështetje të sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë. Mbështetës institucional është Ministria e Ekonomisë.

Publikuar: 23.12.2011 | 14:51
Lexuar: 1294 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime