Pasi në listën e tij 37-vjeçari ka përfshirë edhe modelet Karlie Kloss, Alyce Crawford, Kendal Schuler dhe rumunen Madalina Ghenea, tashmë duket se aktori është lidhur me 22-vjeçaren e Victorias Secret, Erin Heatherton.
Leonardo Di Caprio duket se ka një dobësi për modelet. Nga Gisele Bunchen tek Bar Rafaeli, ylli i Titanic e ka të pamundur të qëndrojë larg yjeve të pasarelave.
Pasi në listën e tij 37-vjeçari ka përfshirë edhe modelet Karlie Kloss, Alyce Crawford, Kendal Schuler dhe rumunen Madalina Ghenea, tashmë duket se aktori është lidhur me 22-vjeçaren e Victorias Secret, Erin Heatherton.
Së bashku, Di Caprio dhe supermodelja u fotografuan duke shëtitur në një park, pranë shtëpisë së aktorit në Francë.
Erin ishte e veshur me një fustan të gjatë dhe të lirshëm lule, ndërsa Di Caprio, me një stil të zakonshëm, u pa duke e përqafuar dhe duke shkëmbyer disa herë gjestime intime.