E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Naço njoftoi homologun e tij maqedonas për procesin e thellë të privatizimeve që qeveria shqiptarë ka ndërmarrë, duke ftuar bizneset maqedonase që të vijnë e të konkurojnë.
Naēo– Saraēini: Durrėsi tė zėvendėsojė Selanikun









Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, ftoi sot biznesin maqedonas që të shohë mundësitë për të ardhur dhe për të investuar në Shqipëri, pasi sipas tij, ndaj tyre do të krijohet një klimë e favorshme.

Naço priti sot në një takim ministrin e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë, Valon Saraçini, së bashku me delegacionin që e shoqëronte atë.

Ministri Naço njoftoi homologun e tij maqedonas për procesin e thellë të privatizimeve që qeveria shqiptarë ka ndërmarrë, duke ftuar bizneset maqedonase që të vijnë e të konkurojnë.

“Ne kemi filluar një proces privatizimi në sektorin hidrokarbur dhe shumë shpejt do të privatizohet dhe kompania më e madhe shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol.

Kemi filluar një proces privatizimi për rreth 1200 objekte të tjera shtetërore dhe, duke përfituar përsëri, ftoj nëpërmjet jush të gjithë bizneset maqedonase që të konkurojnë dhe të fitojnë. Ne kemi nxjerr për shitje edhe katër HEC-e, së bashku arrijnë një fuqi rreth 82 megavat.

Rreth muajit mars-prill hapet tenderi ndërkombëtar dhe do të ftoja që bizneset maqedonase të vijnë dhe të konkurojnë e të fitojnë në lidhje me këto privatizime, që do t’i shërbejnë ekonomisë sonë.”- tha Naço në fjalën e tij.

Nga ana e tij, ministri Saraçini, theksoi faktin se nëse zhvillimi ekonomik mes dy vendeve zhvillohet në drejtimin e duhur atëherë kompanitë e Republikës së Maqedonisë duhet të shohin portin e Durrësit si një alternativë tjetër, për të anashkaluar portin e Selanikut, me të cilin ka patur gjithnjë probleme me bllokadën e doganave.

Publikuar: 23.12.2011 | 18:57
Lexuar: 1380 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime