Ministri konsideron se Buxehti përmban elemente të fleksibilitetit dhe adaptibiolitetit dhe se faktori kryesor i besimit drejt politikës fiskale për vitin e ardhshëm është mbajtja e deficitit buxhetor nën kriterin prej tre përqindëve konform rekomandimeve nga Pakti i stabilitetit dhe rritjes së BE-së.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot me 63 vota pro dhe 36 kundër e votoi Buxhetin për vitin e ardhshëm (2012), i cili sipas projeksioneve arrin në 169 miliardë denarë.
Të ardhurat janë parashikuar në 156,75 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor është 2,5 për qind nga BPV-ja. Rritja e BPV-së është projektuar në 4,5 për qind, ndërsa inflacioni në 2,5 për qind. Është paraparë rritje e shpenzimeve kapitale për 29 për qind.
Qëllimet kryesore të buxhetit të projektuar janë mbajtja e zërave pozitivë të rritjes ekonomike, përmirësimi i infrastrukturës ekonomike dhe mbajtja e shkallës së lartë të stabilitetit social.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave të Maqedonisë, Zoran Stavreski, buxheti për vitin e ardhshëm është përgatitur në kushte të gjendjes së vështirë në ekonominë evropiane dhe të Maqedonisë dhe se në rrethana të këtilla, funksioni kryesor i buxhetit do të jetë që të mbahen zërat pozitivë të rritjes ekonomike, të mbahet shkallë e lartë e stabilitetit social dhe të përmirësohet konform mundësive të infrastrukturës ekonomike në vend.
Ministri konsideron se Buxehti përmban elemente të fleksibilitetit dhe adaptibiolitetit dhe se faktori kryesor i besimit drejt politikës fiskale për vitin e ardhshëm është mbajtja e deficitit buxhetor nën kriterin prej tre përqindëve konform rekomandimeve nga Pakti i stabilitetit dhe rritjes së BE-së.
Buxheti për vitin 2012 është përgatitur në bazë të rritjes projektuese të ekonomisë prej 4,5 për qind, i cili do të jetë fuqimisht i mbështetur nga investime, përfshirë edhe investimet kapitale, rritja e të cilave është 29 për qind. Parashikohet që shpenzimi do të jetë stabil, por në nivel më të lartë në krahasim me vitin 2009 dhe 2010. Kjo do të mbështetet me politika qeveritare për stabilitet, para se gjithash përmes vazhdimit me pagesën me kohë të rrogave, pensioneve dhe kompensimeve sociale.
Propozimi tek të dalat e përgjithshme ka strukturë dhe cilësi të përmirësuar të shpenzimeve me pjesëmarrje dukshëm më të rritur të shpenzimeve kapitale për 29 për qind, në llogari të shpenzimeve me çeqe, pjesëmarrja e të cilave zvogëlohet.
Janë paraparë investime të mëdha në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, projekte energjetike dhe komunale dhe infrastrukturore, si dhe investime për përmirësimin e kushteve në arsim, sistemin social dhe shëndetësor dhe në bujqësi, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe jurisprudencën.
Gjatë vitit 2012 në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore janë parashikuar investime prej 7,5 miliardë denarë, të cilat janë për 42 për qind më shumë nga ato për vitin 2011, ndërsa në energjetikë dhe në sferën komunale rreth 2 miliardë denarë. Për rregullimin e Zona teknologjike zhvillimore industriale (ZTZHI) janë paraparë 518 milionë denarë, për shëndetësi 2,5 miliardë denarë, për arsim, mbrojtje e fëmijëve dhe sportin rreth 2,4 miliardë denarë, për subvencione në bujqësi 130 milionë denarë dhe 1,3 miliardë denarë për hidrocentrale dhe investime për përmirësimin e ekonomive bujqësore.
Tatimet ekzistuese janë mbajtur në nivel të pandryshuar. Maqedonia do të jetë me shkallë më tëm ulët të tatimit personal prej 10 përqindëve dhe tatim të fitimit prej zero për qind nëse profiti ri-investohet ose mbahet për investime të mëtutjeshme.
Deputetët sot në kuadër të seancës së 113-të i miratoi edhe Ligjin për kryerje të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për buxhetet që të dyja me procedurë të shkurtuar.
Deputetët vazhduan me debatin rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtjen sociale të propozuar nga ana e opozitës, e cila filloi në pjesën e paradites në kuadër të seancës së 18-të.