Kush janë, nga e fejuara e Hamiltonit e deri tek gruaja e Barrikelos
Nicole Scherzinger, Jessica Michibata, Jenni Dahlman, Anna Rafaela Bassi. Formula 1 po kalon një moment të vështirë, kompleks dhe delikat. Nuk kalon ditë që FOTA, organizata e skuadrave pjesëmarrëse në botëror, manifeston mosmarrëveshjet kundrejt FIA-s, Federata Ndërkombëtare, e drejtuar nga Maks Moslei.
Kush janë, nga e fejuara e Hamiltonit e deri tek gruaja e Barrikelos
Nicole Scherzinger, Jessica Michibata, Jenni Dahlman, Anna Rafaela Bassi
Formula 1 po kalon një moment të vështirë, kompleks dhe delikat. Nuk kalon ditë që FOTA, organizata e skuadrave pjesëmarrëse në botëror, manifeston mosmarrëveshjet kundrejt FIA-s, Federata Ndërkombëtare, e drejtuar nga Maks Moslei.
Të gjithë kësaj shtojini një rënie të interesit që kur Red Bulli e Brawn Gp kanë filluar të dominojnë sezonin dhe ja interesat e të apasionuarve, është e përqendruar drejt situatave të tjera.
Më e përfolura ndërmjet tyre është sigurisht e lidhur me botën fantastike të të fejuarave, grave dhe shoqeve që i bashkëngjiten protagonistëve të botërorit. Kush është më e bukura? Kush është më tërheqësja? Kujdes, mund të duket një përgjigje e lehtë, por në të vërtetë situata është shumë më komplekse nga ajo e parashikuar. Fronin janë shumë që e mbajnë.
Kush është më e bukura?
Fillojmë nga lideri aktual i botërorit, anglezi Jenson Button, që në çdo Gran Premio shoqërohet nga bukuroshja Jessica Michibata. Ajo është një miks me ADN japoneze nga e ëma dhe gjysma tjetër spanjolle dhe italiane. Babai i saj e rriti në një nivel superior, por bashkimi e një fiziku të jashtëzakonshëm me një fytyrë engjëllore, janë arsyet që e vënë shpejt në pole pozicion, si më e bukura midis të bukurave.
Miss Finlanda
Pas Michibiata-s, është e pamundur për të folur për Jenni Dahlman, gruaja e ftohtë e Kimi Raikkonen, pilotit të Ferrari-t. Të dy janë martuar në vitin 2004. Në 2001 modelja shumë e bukur fitoi konkursin Miss Skandinavia dhe në 2000 arriti e dyta në Miss Finlanda. Karakteri i saj është pak i akullt, i cili nuk luan në favor të saj në këtë klasifikim të personalizuar.
Më pas ndodhet Raquel del Rosario, e fejuara e spanjollit të ardhshëm të Ferrari-t, Fernando Alonso. Këngëtare, diskrete, që ekzalton për fitoren për dashurinë e saj iberike nga bokset. E pamundur për mos tu ndalur në të fejuarën e yllit të lindur të F1, Sebastien Vettel, Hanna Prater. Gjermania nuk i dorëzohet shumë fotografëve, por sigurisht që mosha luan në favor të saj edhe fakti që ka njohur Sebastien në gjimnaz, konsolidon çiftin si një nga më stabilët në këtë cirk.
Bukuroshja që këndon...
Një nga më të njohurat është sigurisht e fejuara e Lewis Hamilton, kampionit të botës. Flitet për Nicole Scherzinger. Përveç se këndon për një nga grupet me komercalë të globit (Pussycat Dolls), Scherzinger ka edhe cilësitë si balerinë dhe aktore. Scherzinger ka lindur në Honolulu, të ishujve Hawaii, nga baba filipinas dhe mama ruso-hawaiiane dhe është rritur në qytetin e Louisville. Ka goxha prestigj estetik edhe Isabell Reis, gruaja e Timo Glock, e cila u shfaq në realitin gjerman "Germany next top model". Nga pamja është më e veçantë Catherine Hyde, vajza që i ka rrëmbyer zemrën Heikki Kovalainen. Të dy pritet që të martohen vitin e ardhshëm, dëshmojnë miqtë e çiftit.
Felipinia, Sibold dhe Silvana
Grupin e mbyllin bukuroshet e Formula 1, kemi tre gra të tjera. Anna Rafaela Bassi. Bëhet fjalë për gruan e Felipe Massa, piloti tjetër i Ferrari-t. Të dy janë martuar në nëntor të 2007. Ata më të kujdesshmit e kujtojnë në fundin e kampionatit të kaluar, në Interlagos, kur ngushëlloi brazilianin e saj, pasi humbi botërorin në kthesën e fundit. Aktualisht është në pritje të fëmijës së parë të shtëpisë Masa, Felipe Junior. Një potencial i lartë është edhe Vivian Sibold, shoqja e Nico Rosberg më i përfoluri në circus, shpeshherë i paralelizuar për sa i përket ngjashmërisë me atë të Leonardo di Caprio. Sibold ka shumë vite përpara saj për të rritur sex appeal e saj. Në fund ndodhet Silvana Barrichello, gruaja e Rubinhos, nga viti 1997. Të dy përfaqësojnë çiftin më solid të circus.