E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dilemën për këtë çështje e ka mbyllur sot kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka thënë se pavarësisht ndryshimeve nuk është vënë asnjë kushtëzim për këtë çështje. Ai ka bërë të ditur se është një amendament ku secilit i lejohet të kandidojë, por jo më shumë se dy herë për postin e presidentit të vendit.
Pacolli e Sejdiu mund tė kandidojnė pėr president tė Kosovės





Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar dy presidentë të Kosovës, së pari Fatmir Sejdiu pasi mori qëndrim se ai kishte bërë shkelje të Kushtetutës, kurse së dyti Behxhet Pacollin, pasi erdhi në përfundim se ai ishte zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Por, pavarësisht nga këto, kjo nuk do të jetë pengesë që ata të kandidojnë sërish për këtë post. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kosovare "Koha Ditore".

Dilemën për këtë çështje e ka mbyllur sot kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka thënë se pavarësisht ndryshimeve nuk është vënë asnjë kushtëzim për këtë çështje. Ai ka bërë të ditur se është një amendament ku secilit i lejohet të kandidojë, por jo më shumë se dy herë për postin e presidentit të vendit.

Ky komision sot ka përfunduar punën një muaj para kohe rreth ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me çështjen e presidentit. Ndryshimet pritet t’i dërgohen Kuvendit për miratim në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Deri tani Pacolli nuk e ka mohuar mundësinë që të kandidojë për president, ndërsa Sejdiu nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë çështje.

Publikuar: 24.12.2011 | 16:23
Lexuar: 283 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime