E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Para 5 viteve, të udhëhequr nga ideja se diçka duhet ndryshuar si në aspektin e të të mësuarit të nxënësve, ashtu edhe në mënyrën e të vepruarit ndaj të gjitha ngjarjeve kulturore në shoqëri, u themelua Qendra për edukim dhe zhvillim (CED).
CED, 5 vite me ju!






Që në atë kohë organizata kishte një vizion dhe mision të qartë, se duhet në mënyrë institucionale të veprohet në shoqëri me qëllim që të promovohen ndryshime pozitive përmes të cilave të rinjë do të gjejnë veten dhe në mënyrë të suksesshme do të kontribuojnë për të ardhmen e tyre. Diçka që ndikoi shumë në realizimin e suksshëm të projekteve të ndryshme nga organizata ishte padyshim kapaciteti organizativo-kadrovik të cilën posedon CED. Është shumë lehtë për arritjen e projekteve nëse ata udhëhiqen nga njerëz të kualifikuar, por edhe njëherit të motivuar që të punojnë me të rinjë.

Që nga fillimi i saj organizata si pikësynim ka pasur të rinjtë, pra vetëm me edukimin e tyre mund të promovohen ndryshimet e dëshiruara. Mirëpo aspak nuk kanë munguar projektet ku arsimtarë, studentë, udhëheqës të ndryshëm në mënyrë të drejtpërdrejt kanë qenë bartës të aktiviteteve të ndryshme. Kemi qenë të vetëdijshëm se suksesi arrihet vetëm në qoftë se realizohen projekte të cilat të rinjtë kanë mundësi t’i përvetsojnë dhe aplikojnë. Çdoherë punojmë që të risim kualitetin e projekteve tona, mënyrën e realizimit, monitorimin dhe evaluimin përfundimtar.

Organizata CED projektet e saja i bazon në pedagogjinë participative, ku mësimi kuptohet si proces, që varet nga ai që mëson. Nga viti 2006 organizata ka të realizuar mbi 15 projekte dhe 50 aktivitete të ndryshme. Projektet dhe aktivitetet kanë synuar edukimin, ngritjen e kapaciteteve si dhe nxitjen e aktivetetve të ndryshme kulturore në rajon dhe më gjërë.

Metodologjia e përdorur gjatë projekteve të ndryshme është kryesisht metoda e edukimit joformal, si: Punë individuale, punë në grupe, tutoriale, prezantime, Luajtje role, Vallzim Teatër, Kampanja, punëtori kreative, media si dhe edukim ndërkulturor me qëllim ngritje të aftësive ndërkulturore.

Metin Muaremi  - Drejtor Ekzekutiv
Dëshminë për seriozitetin në punë organizata e ka treguar përmes bashkëpunimeve të ndryshme me institucione dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare si: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Fondacioni për fëmijë Pestaloci, Programi Zvicëran për Ballkanin perendimor, Pro Helvetia, Qendra për arte bashkëkohore, Kultura në Rajonet Rurale, Qendra për edukim joformal Triagolnik, Universiteti i Nju Jorkut(Shkup), Këshilli Britanez. Momentalisht organizata është anëtarë e disa koalacion organizatash si SEGA, MOF, RCC, AZHAM të cilët veprojnë në shtet por edhe në rajon.

Organizata është e hapur për të gjithë, andaj secili individ i cili dëshiron që të kontribuojë si në ndryshimin e rrethit, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të veta personale, mund të na bashkangjitet në krijimin e një të ardhme më të pasur për rinjtë, që njëherit janë ardhmëria dhe pasqyra jonë.

Në emrin tim dhe në emër të organizatës, falëmënderojmë të gjithë anëtarët e mëparshëm që kanë kontribuar deri më tani, si në realizimin e projektve, ashtu edhe në promovimin dhe etablimin e vlerave pozitive të cilat organizata me vite i ka ndërtuar.

Shpresojme në dhjetëvjetorin e saj CED ngritet si një institucion mjaft serioz që vepron jo vetëm në shtet por edhe në Ballkan, duke promovuar ndryshime në sistemin e edukimit, kulturës dhe zhvillimit në përgjithësi.

Besojmë se vetëm me energji pozitive, qendrueshmëri dhe kreativiet arrihen qëllimët.

CED vazhdon të jetojë dhe veprojë.

Publikuar: 24.12.2011 | 16:55
Lexuar: 600 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime