Ministrja Kançeska-Milevska vlerësoi se drejtorët e institucioneve kombëtare Enti dhe Muzeu, Teatri Kombëtar, Qendra e Kulturës, Biblioteka Universitare dhe Muzeu i sapoformuar i Alfabetit shqip në Manastir, me sukses dhe me përkushtim të madh i kryejnë detyrat e tyre.
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska u takua sot me drejtuesit e Institucioneve kombëtare në juridiksionin e Ministrisë së Kulturës të locuar në Manastir, si dhe me kryetarin e komunës Vladimir Taleski.
Ministrja Kançeska-Milevska vlerësoi se drejtorët e institucioneve kombëtare Enti dhe Muzeu, Teatri Kombëtar, Qendra e Kulturës, Biblioteka Universitare dhe Muzeu i sapoformuar i Alfabetit shqip në Manastir, me sukses dhe me përkushtim të madh i kryejnë detyrat e tyre.
"Me IK Enti dhe Muzeu do t'i restaurojmë vitin e ardhshëm tre fazada të reja dhe kemi në plan që të hapim hapësirën galerike në Xhaminë Jeni. Në Teatrin e Manastirit arrita në përfundimin se këtë vit janë realizuar tre premiera shtesë, ndërsa me të cilat investime do të vazhdojmë në Qendrën e Kulturës, Bibliotekën Universitare dhe në Muzeun e Alfabetit shqip, ku do të përgatisim një ekspozitë të madhe dhe do ta promovojmë vitin e ardhshëm", tha Kançeska-Milevska.
Në takimin e sotëm me gazetarët në Manastir, ministrja e Kulturës vuri në dukje se një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës është zhvillimi kulturor në nivel lokal.
Në një takim të përbashkët në mes të ministres të Kulturës dhe kryetarit të komunës Vladimir Talevskit u konfirmua se mes pushtetit vendor, Ministrisë së Kulturës dhe Institucioneve kombëtare nga fusha e kulturës në këtë qytet ekziston një bashkëpunim efektiv dhe fluid.
Qëndrimi i ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska në këtë qytet do të përfundojë me praninë e saj në premierën e sontme "Jane Zadrogaz" nga Goran Stefanovski në regji të Lupço Gjorgievskit në IK Teatri Kombëtar-Manastir.