E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Daut Memeti, përgjegjës i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së, falënderoi NDI-në, që kishin zgjedhur USHT-në për promovimin e këtij projekti për punësimin e 25 administratorëve të rinj.
Nė USHT, IND prezantoi projektin pėr punėsimin e 25 administratorėve shtetėror nė Institutin Parlamentar tė Kuvendit tė RM-sė


Instituti Nacional Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) në bashkëpunim me Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së, para studentëve, stafit akademik dhe administrativ, prezantuan projektin për punësimin e 25 administratorëve shtetërorë në Institutin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Arta Jusufi, përfaqësuese nga NDI, para stafit akademik-administrativ dhe studentëve, prezantoi në detaje për kushtet, kriteret dhe mënyrat e aplikimit në këtë konkurs.

Ajo theksoi se Instituti Nacional Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) ka ndërmarrë këtë aktivitet për ta njoftuar mbarë opinionin e gjerë për punësimet e lartpërmendura dhe se NDI, si organizatë prestigjioze, ka insistuar që këto punonjës të administratës, që nga momenti kur do të fitojnë statusin e nëpunësit shtetëror, marrëdhënia e tyre e punës të jetë në afat të pacaktuar.
Në USHT, IND prezantoi projektin për punësimin e 25 administratorëve shtetëror në Institutin Parlamentar të Kuvendit të RM-së

Ndërsa, Daut Memeti, përgjegjës i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së, falënderoi NDI-në, që kishin zgjedhur USHT-në për promovimin e këtij projekti për punësimin e 25 administratorëve të rinj.

“Ne jemi të bindur se në kuadër të këtij projekti edhe studentët e diplomuar në USHT do të kenë fatin që të punojnë në Institutin Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pasi që përvoja e deritanishme ka dëshmuar se kuadrot e diplomuar në universitetin tonë janë të përgatitur dhe i plotësojnë kriteret e nevojshme për të aplikuar në të gjitha konkurset e administratës publike dhe shtetërore në vend”, theksoi z. Memeti.
Në USHT, IND prezantoi projektin për punësimin e 25 administratorëve shtetëror në Institutin Parlamentar të Kuvendit të RM-së
Në USHT, IND prezantoi projektin për punësimin e 25 administratorëve shtetëror në Institutin Parlamentar të Kuvendit të RM-së

Publikuar: 24.12.2011 | 20:05
Lexuar: 418 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime