Nëse je një nga këto njerëz lexo me kujdes listën e mëposhtme të publikuar nga revista Forbes me 10 makinat më të shtrenjta të vitit 2011.
Edhe pse në edicionet e lajmeve dëgjohet çdo ditë e më shumë për krizë ekonomike, ka njerëz që nuk preken pothuajse fare nga kjo gjë.
Jetojnë me të gjitha lukset e mundshme dhe mund të mbajnë pa problem edhe nga 5 makina.
Nëse je një nga këto njerëz lexo me kujdes listën e mëposhtme të publikuar nga revista Forbes me 10 makinat më të shtrenjta të vitit 2011.
Bugatti Veyron Super Sport 1200 kuaj fuqi. Është në krye të makinave më të shtrenjta në botë me një çmim rreth 2 milionë euro. Shpejtësia maksimale arrin në 415 km/ dhe arrin nga 0 në 100 për 2.5 sekonda. Harxhon 23.1 litra karburant për çdo 100 kilometra.
Ferrari 599XX Makina e Maranello-s është e projektuar me teknologjinë e makinave të Formulës 1 dhe është dizenjuar vetëm për cirkuite. 700 kuaj fuqi me një çmim prej 1.5 milion eurosh.
Zenvo ST1 Një makinë sportive artizanale daneze. Arrin 375 km/h dhe ka 6 marshe që ndërrohen në mënyrë manuale. 1.3 milionë euro.
Koenigsegg Agera R Makina supersportive që vjen nga Suedia. Nga provat që janë realizuar në vendin nordik kjo makinë ka arritur shpejtësinë 300 km/h për 14.53 sekonda dhe ka xhiruar me këtë shpejtësi për 6.66 sekonda. Cmimi: 1.3 milionë euro.
Aston Martin One-77 Një makinë elegante britanike që duhet ngarë i veshur me kostum për të mos bërë contrast. 1 milionë euro për makinën me 700 kuaj fuqi.
Maybach Landaulet Në vend të gjashtë nuk kemi një makinë sportive, por një limuzinë luksoze të markës Mercedes-Benz. Kjo makinë do të zhduket në vitin 2013. 6.17 metra gjatësi dhe gati 2 metra gjerësi vlejnë 1 milion euro.
Pagani Huayra Makinë italiane me motor Mercedes-Benz dhe me dyer të huazuara nga firma gjermane. 700 kuaj fuqi. Kushton rreth 1 milion euro.
Hennessey Venom GT Një makinë sportive amerikane që arrin 100 km/h për 2.5 sekonda. Për këtë gjë duhet të paguani 765.000 euro.
SSC Tuatara Makinë potente me 1350 kuaj fuqi. 740 000 euro.
Porsche 918 Spyder 650.000 euro për këtë mrekulli të Gjermanisë, të prodhuar në Shtutgart.