Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka folur gjatë për edicionin e së dielës të gazetës turke, Zaman. Duke komentuar mospranimin e statusit të kandidates për në BE për Serbinë, Tahiri ka thënë se është e qartë se BE-ja nuk e do një tjetër Qipro brenda.

BE-ja e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta importojë një tjetër problem si Qiproja, ka thënë Tahiri. Ajo ka thënë se rruga e Kosovës si e Serbisë për në BE është e gjatë. Tahiri e çmon rolin e Turqisë në Ballkan ndërkohë që thotë se Rusia nuk mund të ketë më asnjë rol në rajon. Zv/kryeministrja ka shprehur bindjen në këtë intervistë se 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë do ta bëjnë një gjë të tillë në të ardhmen.