E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktorja gjithsesi shtoi se nuk beson që do të martohet më në jetën e saj pas ndarjes nga aktori irlandez Stuart Townsend në fillim të këtij viti.
Theron: Jam beqare, dua njė mashkull!






Charlize Theron mund të jetë një nga femrat më të bukura në botë, por në një intervistë televizive u ankua se është beqare dhe se ka nevojë të gjejë një partner.

35-vjeçarja u shpreh shkurt dhe qartë në emisionin e Piers Morgan, në CNN: “Jam beqare! Kam nevojë për një mashkull!”

Aktorja gjithsesi shtoi se nuk beson që do të martohet më në jetën e saj pas ndarjes nga aktori irlandez Stuart Townsend në fillim të këtij viti.

Përsa i përket marrëdhënies së saj me Princin Harry, Theron tha me shaka: “Jemi të martuar dhe unë jam shtatzënë!” Më pas ajo shtoi: “E njoh dhe është djalë shumë i mirë. Më pëlqen puna që ai bën në Afrikë. Shkuam në një ndeshje polo bashkë dhe u habita se sa shpejt u përhap lajmi.”

Në lidhje me aktorin Keanu Reeves, aktorja nga Afrika e Jugut theksoi se ai është një nga miqtë e saj më të mirë.

“Ky është problemi kur je beqare dhe një mik të rri pranë dhe të merr për të dalë. Kemi 15 vjet që njihemi. Nuk ka asgjë tjetër mes nesh përveç miqësisë”, tha Theron.

Publikuar: 26.12.2011 | 10:43
Lexuar: 586 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime